Dhjetëra qytetarë përfunduan në bisedë informative sepse festuan fitoren e Zvicrës kundër Serbisë?!

December 6, 2022
1 minut lexim

Policia ka thirrur në biseda informative 10 persona nga Kumanova të cilët më 2 dhjetor festuan deri në orët e vona fitoren e Zvicrës kundër Serbisë. Nga gjobat kundërvajtëse të cilat i ka siguruar Alsat, kuptohet se bëhet fjalë për kundërvajtje të llojit: “mosrespektim i urdhrave policore në komunikacion” dhe “ndalesë automjeti në udhëkryq”. Një pjesë e tyre mund të gjobiten edhe për “nënçmim të policit”. Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se gjobat nuk janë për personat të cilët kanë festuar, brohoritur dhe marshuar nëpër qytet, por për individët të cilët kanë shkelur rregullat në komunikacion derisa ka lëvizur turma dhe kanë kundërshtuar urdhrat e policisë derisa kanë drejtuar automjetet.

Marketing

“U thirren 10 persona sepse është konstatuar se kanë bërë kundërvajtje si mosrespektimi i sinjalit STOP të urdhëruar nga policia dhe mos respektimin e urdhrit policorë. Pas bisedës informative të gjithë personat janë lënë të lirë dhe pas dokumentimit të rastit do të veprohet në përputhje me ligjin”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Gjobat kapin vlerat e 180 dhe 250 eurove. Një pjesë e tyre mësohet të mos kenë pranuar pagimin e gjobës, me çka obligohen të ndjekin rrugën gjyqësore. Denoncuesit shprehen të indinjuar sepse sipas tyre kjo është hakmarrje e policisë si pasojë e zhvillimeve të fundit në Kumanovë dha paraqitjen e huliganëve me maska dhe armë të ftohta. Festime të tilla kishte edhe nëpër qytete tjera, përfshi edhe kryeqytetin, por Ministria e Brendshme deri tani nuk ka ndërmarr masa të ngjashme si në Kumanovë.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

KE pranon se gabimisht kërkoi që shtetet e rajonit t’i vendosnin viza Kosovës

Story i radhës

Rrëzohet një avion ushtarak “MiG” kroat

Të fundit nga

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e prostatës, njoftoi zyra e tij. 75-vjeçari u diagnostikua me një infeksion urinar si pasojë e
ShkoLartë