Dhjetëra hebrenj fanatikë bastisin Mesxhid al-Aksanë

min lexim

Kolonë fanatikë hebrenj të shoqëruar nga policia izraelite hynë në oborrin e hamisë Al-Aksa në qytetin e vjetër të Kudsit Lindor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate të Administratës së Vakëfeve Islame të Kudsit, dhjetëra kolonë fanatikë hebrenj nën mbrojtjen e forcave izraelite bastisën Xhaminë al-Aksa.

Hebrenjtë fanatikë, të cilët kryen disa rituale fetare në oborrin e xhamisë, u përpoqën të provokonin palestinezët që ndodheshin në Harem-i Sherif (Xhaminë e Shenjtë) gjatë bastisjes.

Ndërkohë, forcat izraelite kufizuan hyrjen e palestinezëve që erdhën në Mesxhid al-Aksa për të kryer adhurime dhe disa prej tyre i mbajtën jashtë duke u kontrolluar kartat e identitetit.

Inteligjenca izraelite merr në pyetje Shejh Ikrime Sabriun

Imami i Mesxhid al-Aksasë, Shejh Ikrime Sabri, u thirr nga autoritetet e Izraelit për bisedë informative.

Duke folur për AA, një anëtar i familjes së imamit tha se inteligjenca izraelite bastisi shtëpinë e Shejh Ikrimes në Kudsin Lindor të pushtuar.

Burimi, i cili kërkoi të mbetet anonim, tha se forcat izraelite mirën në pyetje Shejh Ikrimen sot në një qendër në Kudsin Perëndimor, si pjesë e një hetimi për një çështje për të cilën nuk e treguan arsyen.

Njësitë izraelite të sigurisë e kishin arrestuar disa herë më parë imamin Ikrime për shkak të qëndrimit të tij ndaj okupimit dhe shkeljeve kundër palestinezëve në territoret palestineze.





Story i mëparshëm

Osmani vendos udhëzuesin, ata që kanë MKartë prej sot do të mund të përdorin fast-track në aeroportet e Shkupit dhe Ohrit

Story i radhës

Dhunë në familje, burri rreh bashkëshorten dhe vjehrrin në Tiranë

Të fundit nga