Dhjetë transferet më të shtrenjta të Chelseat

March 3, 2022
1 minut lexim

Roman Abramovich do t’i japë fund shumë shpejt eksperiencës së lavdishme në krye të Chelseat.

Miliarderi rus e bëri klubin e tij si njërin prej më të mirëve në botë për 19 vjet sa udhëhoqi me të.

Mirëpo tash, manjati rus po planifikon ta shesë sa më shpejt klubin londinez pasi u përfshi në listën e oligarkëve që akuzohen se bashkëpunuan me presidentin rus, Vladimir Putin, e të cilin e ndihmuan ta ndërtonte perandorinë që e gëzon sot.

Image

Që nga viti 2003, Chelsea i ka blerë qindra futbollistë, ndërsa ishte pikërisht Abramovich ai që e revolucionoi futbollin me çmime stratosferike të lojtarëve.

Por, cilat ishin blerjet më të shtrenjta të klubit nga “Stamford Bridge” nën drejtimin e miliarderit rus.

Mediumi spanjoll “Mundo Deportivo” e ka publikuar “Top 10” të transferove më të shtrenjta të bëra nga “Blues” në epokën Abramovich.

Ai ishte treguar super-aktiv qysh në verën e parë që e kishte blerë klubin, duke i bërë 10 transfere “bombë”.

Ai e kishte nisur blerjen e lojtarëve me argjentinasin Hernan Crespo, të cilin e kishte transferuar për 25 milionë euro.

24,5 milionë i kishte shpenzuar për Damien Duff, 21,8 milionë për Juan Sebastian Veron, 20 milionë për Claude Makelele, 19 milionë për Adrian Mutu, 10,5 për Wayne Bridge, 10 për Njitap Geremi, 9.9 për Joe Cole, 8,3 për Glen Johnson e 5,5 për Aleksey Smetin.

Pa dyshim, blerja më e shtrenjtë ishte ajo e Romelu Lukakut nga Interi gjatë verës që shkoi, për më shumë se 100 milionë euro.

Paraprakisht, kishte shpenzuar shumë edhe për portierin Kepa Arrizabalaga dhe mesfushorin Kai Havertz, të cilët i kishte blerë nga 80 milionë euro.

Më poshtë mund t’i shihni blerjet më të kushtueshme në histori të kampionit aktual evropian dhe botëror.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Votime në ambiente të rrënuara, Bashkia Shkodër kritikohet për përzgjedhjen e objekteve të rrezikshme

Story i radhës

Ditët më të errëta të pushtimit të Ukrainës janë përpara, thonë zyrtarët amerikanë

Të fundit nga

ShkoLartë