Shtatzënia është një ndër shkaktarët kryesorë të dhimbjeve në shpinë te femrat.
Gjatë atyre nëntë muajve boshti juaj kurrizor duhet patjetër të përshtatet në mënyrë që të përballojë peshën e mitrës dhe bebes.
Dhimbjet shfaqen kur mitra e rritur ndryshon qendrën e gravitacionit dhe në atë mënyrë bart peshën më të madhe në shpinë dhe ju kërruseni. Prandaj, mos u çuditni që dhimbja në shpinë është njëra ndër vështirësitë më të shpeshta të shtatzënisë dhe shfaqet te 50 deri në 80 për qind të femrave në faza të ndryshme të shtatzënisë.
Ekzistojnë dy lloje dhimbjesh në shpinë gjatë shtatzënisë. Lloji i parë është dhimbja në pjesën e poshtme të shpinës, por mund të shfaqet në cilindo moment të shtatzënisë edhe pse te shumica e femrave simptomat e para shfaqen në javën e 18-të shtatzënisë dhe bëhen më intensive me avancimin e shtatzënisë.
Duhet theksuar se si kjo dhembje zakonisht tërhiqet spontanisht tre muaj pas lindjes, mirëpo në disa raste bëhet kronike.
Lloji tjetër i dhimbjeve është dhembja në komblik e cila shtohet me afrimin e lindjes, posaçërisht nga java e 36-të deri në të 38-n e shtatzënisë, kur bebja fillon të lëshohet në komblik.
Dhimbjet në komblik gjatë shtatzënisë mund të përhapen në vithe dhe në pjesën e poshtme dhe të epërme të komblikut, por mund të shfaqen edhe në formën e shtangimit në mëngjes.
Lexo po ashtuDhimbjet e brinjëve në shtatzëni: Çdo gjë zgjerohet, ndërsa bebja shqelmon – ja si t’i lehtësoni mundimet tuaja
Disa shkaktarë të dhimbjeve të cilat shfaqen në periudhën e shtatzënisë së hershme:
– Tendosja e ligamenteve të mitrës, të cilat femra herë-herë i ndien si manifestime të paqarta të dhimbjeve të cilat shfaqen përkohësisht; karakteristike se pikërisht janë të përkohshme.
– Inflamacioni i rrugëve urinare, aq më parë pielonefritisi; në këtë kategori është dukuri e rrallë e dhimbjeve pa ngritje të temperaturës trupore. Herë-herë konkrementet po ashtu shkaktojnë dhimbje në shpinë.
– Presioni në rrënjët e nervave dalëse; ky megjithatë është manifestim i vonshëm, mirëpo herë-herë shfaqet edhe në fazën e hershme të shtatzënisë.
– Sëmundjet reumatike apo neurokirugjike dhe çrregullimet; këto dhembje janë të përhershme, ndërkaq i shkaktojnë prolapsa e diskut të boshtit kurrizor, anomali të caktuara të zhvillimit të boshtit kurrizor (kifo-skolioza etj.).