Dhënia e shtetësisë së RMV-së Onishçenkos, Ziberi: Veprim absurd- drejtpërdrejtë shkel të drejtat e qytetarëve

November 23, 2022
1 minut lexim

 

Dhënia e shtetësisë për një person i cili ka të kaluar të dyshimtë dhe mohimi i të drejtës për shtetësi të qytetarëve që kanë lindur në RMV është veprim absurd dhe i dëmshëm që drejtpërdrejtë shkel të drejtat e qytetarëve. Kështu vlerëson Avokati i Popullit, Naser Zyberi, pas vendimit pozitiv që Oligarku ukrainas, Oleksandr Onyshcenko, i cili është arratisur nga drejtësia në Ukrainë dhe është i sanksionuar nga SHBA-ja, ka marrë shtetësinë e Maqedonisë së Veriut.

“Mendoj se Agjensioni për siguri kombëtare në këtë rast ka vepruar me arshinë të dyfishtë për arsye se një numër i konsiderueshëm i qytetarëve që madje edhe kanë lindur në RMV deri më sot mbahen pa shtetësi përshkak se ky institucion nuk jep mendim pozitiv. Ka raste kur qytetarë të shtyrë në moshë mbi 70 vjet nuk verifikohen në afatain e paraparë ose i jepet mendim se paraqesin rrezik për sigurinë shtetërore të vendit dhe në anë tjetër pa verifikim jepet mendim pozitiv, madje me vendim të qeverisë për një person i cili ka të kaluar të dyshimtë.”, tha Avokati i Popullit, Naser Zyberi.

Një avaz të tillë sipas Zyberit, autoritetet e kanë trashëguar prej më herët kur dhanë dokumente dhe pasaporta për persona me histori kriminele.

“Para disa kohësh u publikua se persona me rekorde kriminale, persona që janë nën hetime dhe ndjekje penale në vende të caktuara, në RMV marin shtetësi, marin dokumentacion duke përfshirë këtu dhe pasaporta ndërsa qytetarët tanë vuajnë pasoja të rënda duke iu mohuar e drejta e shtetësisë dhe si rezultat i kësaj u mohehet e drejta në arsim, mbrojtje shëndetësore, në punësim, e drejta në mirëqenie sociale etj.”, tha Zyberi.

Sipas të dhënave të Qeverisë, Onyshenko kërkesën për shtetësi maqedonase e ka paraqitur në vitin 2021, me propozim Federatës së Sporteve me Kuaj, ndërsa mendim pozitiv kanë dhënë Agjencia për Rini dhe Sport dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare.

Marketing

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bashkimi Evropian, i mbushur me „injorant“!

Story i radhës

Kapiteni mban në ankth Anglinë, skanim kyçit të këmbës para sfidës së radhës

Të fundit nga

Përshtypjet e para, rëndësia në çift

E dimë që përshtypjet e para mund të na mashtrojnë, por a është kështu gjithmonë? Sa mund të mbështetemi në intuitën tonë apo duhet ta njohim plotësisht një person përpara se të

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë