dezinformimi luftohet me nje aleance gjithperfshirese 67eeb8f898839

Dezinformimi luftohet me një aleancë gjithpërfshirëse!

April 3, 2025
min lexim

Shkup, 3 prill – Publikimet mediatike jo çdoherë përmbushin standardet profesionale gazetareske, dhe ky lëshim ka ndikuar negativisht në publik. Pasi numër i madh i qytetarëve nuk u besojnë mediave, dezinformatat i cilësojnë madje si lajme të rreme. Që parimisht nuk mund të jetë edhe lajm edhe i rremë, pasi për të qenë lajm duhet të jetë i vërtetë. Sidoqoftë, hulumtimi i fundit dëshmon që qytetarët nuk u besojnë mediave por nuk marrin mundin të verifikojnë atë që publikojnë mediat, shkruan Zhurnal.

Suksesi në luftimin e dezinformimit varet nga një qasje gjithëpërfshirëse nga e gjithë shoqëria –

Kontrolli i fakteve është thelbësor, por i pamjaftueshëm më vete. Nevojitet një qasje shumështresore që kombinon verifikimin e fakteve me edukimin mediatik, bashkëpunimin ndërmjet mediave, sektorit joqeveritar dhe institucioneve qeveritare. Kjo do të thotë, një qasje gjithëpërfshirëse e të gjithë shoqërisë për të trajtuar dezinformimin. Kjo ishte një nga idetë kryesore që u shfaq në pjesën e dytë të konferencës me titull “Së bashku për të vërtetën: Një qasje gjithëpërfshirëse e shoqërisë për mbrojtjen e demokracisë”, organizuar nga Fondacioni Metamorfozis me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Kontrollit të Faktev.

Sesioni “Demokracia në rrezik: Kontrolli i fakteve dhe moderimi i përmbajtjes në mediat sociale – Përballimi i sfidave duke krijuar një mjedis të favorshëm” diskutoi gjendjen e kontrollit të fakteve në vendet e Ballkanit Perëndimor. Jona Pllumbi, nga organizata e verifikimit të fakteve Faktoje, vuri në dukje se Shqipëria është veçanërisht e ndjeshme ndaj dezinformatave.

“Nuk jemi gati të përballemi me dezinformimin. Po mundohemi të përgatitemi për zgjedhjet parlamentare të majit, por nuk mjafton. Duhet një qasje e shumëanshme ndaj problemit”, tha Pllumbi.

Prandaj, siç e përmendi Pllumbi, Faktoje ka nisur një bashkëpunim me Universitetin e Tiranës për integrimin e edukimit mediatik në arsim, pasi niveli i edukimit mediatik është në një nivel shumë të ulët. Plumbi trajtoi edhe një problem tjetër, si të arrihet tek audienca që nuk është e interesuar për informacion të saktë, pra ata që konsumojnë përmbajtje të shkurtër si ato në TikTok. “Kur shkruanim analiza të gjata për dezinformatat për emigrantët në Shqipëri, a ishte dikush i interesuar? Jo. Aktivitetin më të madh e kishim në videot 40 sekondash,” tha Pllumbi.

Maida Qulahoviq, nga “Pse jo” nga Bosnja dhe Hercegovina, u ndërlidh me temën me përvojën e tyre. Nëpërmjet shërbimeve të verifikimit të fakteve “Istinomer” dhe “Raskrinkavanje”, ata u përpoqën së bashku me platformat të adresojnë problemin duke ndjekur kodin e praktikës, por pa sukses:

“Pa një legjislacion të qartë, platformat nuk do të bëjnë asgjë, pra do të zbatojnë vullnetarisht masat për të adresuar dezinformimin. Gjatë zgjedhjeve të fundit, ne u përpoqëm të punojmë me platformat për postimet dhe përmbajtjet që shkelin kodin e sjelljes [të platformave të Metës], përmbajtje të paligjshme ose ato që bien ndesh me kodin zgjedhor, dhe u raportua vetëm për një pjesë të përmbajtjes.Nga 119 përmbajtje të paraqitura, përgjigje morëm për 25. Vetëm 3 u hoqën, por vetëm pasi apeluam vendimin paraprak”. tha Qullahoviq, raporton Vërtetëmatësi.

Sa i përket asaj sa shpesh ka ndodhur të ndajnë informacione për të cilat më vonë është konfirnuar se janë të pasakta, shumica e qytetarëve (52 %) vlerësojnë se ka ndodhur, por jo aq shpesh, përderisa 40 për qind të larta janë të sigurt se informacionet të cilat i ndajnë gjithmonë janë të vërteta. Lidhur me burimet e dezinformatave, 36 për qind e të anketuarve vlerësojnë se partitë politike janë burimi kryesor i përhapjes së dezinformatave, 12 për qind  e theksojnë sferën mediatike, ndërsa 4 për qind i përmendin institucionet shtetërore. Megjjthatë, gati gjysma e të anketuarve (47 %) vlerësojnë se ata bashkë janë shpesh burime të përhapjes së dezinformatave ndërmjet qytetarëve. Bazuar në hulumtimin e realizuar nga Instituti për Studime Komunikimi (ISK).

Si verifikohen lajmet?

Ekzistojnë disa pyetje të thjeshta që i duhen bërë vetes për ta vlerësuar cilësinë dhe rëndësinë e një lajmi, por edhe besueshmërinë e burimit të tij. Pra, para se ta lexoni një artikull ose të shikoni një video, duhet të merrni pak kohë për të menduar, për ta ushtruar mendimin tuaj kritik dhe për ta pyetur veten:

  • Kush është autori i lajmit, a është gazetar apo ekspert i asaj fushe?
  • Cila është natyra e mediat ose e publikuesit?
  • Nga vijnë informacionet?
  • A citohen burimet?
  • Kur daton informacioni?
  • Cilat janë qëllimet: të shesë, të informojë, të bindë, të trembë?

Për më tepër, për të fituar besueshmëri dhe për t’u konsideruar i saktë, informacioni duhet të konfirmohet nga burime tjera të informimit dhe/ose të jetë i disponueshëm në media të tjera. Kjo procedurë quhet kryqëzimi i informacionit me qëllim verifikimin e tij. /Zhurnal.mk

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

familjaret kerkojne te rihapet hetimi per zjarrin ne spitalin modular te tetoves 67eeb8f414cca
Story i mëparshëm

Familjarët kërkojnë të rihapet hetimi për zjarrin në spitalin modular të Tetovës

sherr masiv mes te rinjve ne durres policia shoqeron disa persona 67eebe5706c83
Story i radhës

Sherr masiv mes të rinjve në Durrës, policia shoqëron disa persona

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë