Detyron presidentin e klubit të japë dorëheqjen

min lexim

Kaos te Al-Itihad dhe për këtë shkaktar bëhet përsëri Karim Benzema.

Sulmuesi francez, pasi ka larguar nga drejtimi me radhë Nunjo Santo dhe Marcelo Gajardo, tani duket se është kundër emërimit të Stefano Piolit në pankinën e këtij klubi, duke bllokuar gjithçka.

Pioli kishte gjetur prej kohësh akordin me klubin saudit dhe pritej vetëm zyrtarizimi i tij. Por gjithçka ka mbetur në vendnumëro pasi prapaskenat që zbulohen nga mediat saudite, tregojnë se është sulmuesi francez ai që po bëhet pengesë.

Portali “Aaësat” bën të ditur se presidenti i klubit, Loai Nazet, kishte kontaktuar prej kohësh me Piolin, kishte akordin verbal në çdo detaj të mundshëm me të dhe ishte gati ta prezantonte që me 4 korrik. Por në këtë moment kishte ndërhyrë Benzema, i cili kishte bërë të qartë se nuk pëlqente të punonte me italianin dhe se trajneri i duhur për Al-Itihad ishte Kristof Galtie.

Një situatë që nuk u pëlqeu drejtuesve dhe kishte shtyrë presidentin e klubit që të paraqiste dorëheqjen para Ministrit të Sportit, meqë klubi në fjalë është në varësi të tij. Vendimi i Ministrit do të jetë ai që do të përcaktojë nëse do të ketë të drejtë Benzema apo drejtuesit e klubit, në një situatë kaotike që ka mbërthyer klubin dhe që duket se bën të pamundur firmën e Piolit pasi mbijetesa me yllin francez në këto kushte do të ishte e pamundur.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

​Republika Çeke e Polonia përballen me stuhi, ka viktima

Story i radhës

Hapet ekspozita kushtuar Forcës së Sigurisë së Kosovës

Të fundit nga