detyra e pare e igli tare nese behet drejtori sportiv 67cc687e4d1e0

Detyra e parë e Igli Tare nëse bëhet drejtori sportiv

March 8, 2025
1 minut lexim

Igli Tare pritet të jetë drejtori i ri sportiv i Milanit, zyrtarizimi mund të ndodhë me shumë gjasa brenda javës që vjen.

Me marrjen e postit të ri, Tare duhet të fillojë direkt nga puna për të përforcuar ekipin për sezonin e ardhshëm.

Mediat italiane raportojnë se “detyra” e parë e Tare-s si drejtor sportiv i kuqezinjve do të jetë të arrijë marrëveshjen me Valencia-n, për transferimin e Javi Guerra-s.

Edhe pse 21-vjeç, Guerra ka dëshmuar të jetë një nga perspektivat më interesante në Spanjë, gjë që ka ngjallur interesin e disa skuadrave evropiane, ndaj dhe Milan kërkon të mbyllë sa më shpejt marrëveshjen, duke dashur të përfitojë edhe nga momenti jo i mirë që po kalon Valencia, e cila është në garë për mbijetesë në La Liga.

Kuqezinjtë janë të gatshëm të paraqesin një ofertë prej rreth 40 milionë euro në përpjekje për të bindur Valencia-n të ndahet me mesfushorin, detyra e Tare do jetë pikërisht të përshpejtojë arritjen e marrëveshjes.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

rritet numri i divorceve nderkaq ulet numri i martesave 67cc67c82cee0
Story i mëparshëm

Rritet numri i divorceve ndërkaq ulet numri i martesave

studentet dhe profesoreshat ne novi sad hodhen veze ne kuvendin e qytetit mesazh per vulinin 67cc6c0036656
Story i radhës

Studentet dhe profesoreshat në Novi Sad hodhën vezë në kuvendin e qytetit: Mesazh për Vulinin

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë