detajet putin bisede telefonike me macron dhe scholz ja kerkesa e dy lidereve europiane per presidentin rus 622a08bc12188

Detajet/ Putin bisedë telefonike me Macron dhe Scholz. Ja kërkesa e dy liderëve europianë për presidentin rus

March 10, 2022
1 minut lexim

Presidenti rus, Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij francez, Emmanuel Macron dhe me kancelarin gjerman, Olaf Scholz. Padyshim që kryefjala e bisedës së tyre ishte lufta në Ukrainë.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.

Kancelari Scholz dhe Macron, kërkuan armëpushim të menjëhershëm gjatë një bisede telefonike me Putin.

Macron dhe Scholz, gjithashtu, i thanë Putinit se çdo zgjidhje për luftën në Ukrainë duhet të arrihet përmes negociatave ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë. Të tre ranë dakord të qëndrojnë në kontakt të ngushtë në ditët në vijim.

Kujtojmë se sot u takuan në Turqi dy ministrat e Jashtëm, ai rus dhe ai ukrainas, por që ky raund i katërt i bisedimeve ka dështuar.

Scholz dhe Macron kërkojnë armëpushim në Ukrainë

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

renia e natalitetit shqetesim per kosoven 622a08b887c7a
Story i mëparshëm

Rënia e natalitetit shqetësim për Kosovën!

mendoni se jeni vertete te dashuruar 622a08bee0023
Story i radhës

Mendoni se jeni vërtetë të dashuruar?

Të fundit nga

Lezha hap zyrtarisht sezonin turistik 2025

Lezha ka hapur zyrtarisht sezonin turistik për vitin 2025, në një aktivitet festiv që mblodhi vizitorë të shumtë, si dhe përfaqësues dhe autoritete vendore si dhe ato të ardhur nga Kosova, Maqedonia
ShkoLartë