LeBron James duhet të qëndrojë 4-6 javë jashtë parketit.
Ylli i Los Angeles Lakers po vuan nga një lëndim tash e disa javë, dhe si pasojë humbi edhe ndeshjet e fundit të sezonit.
‘Mbreti James’ ishte afër të fitonte titullin e ‘shënuesit më të mirë të vitit’ por për shkak se humbi ndeshjet e fundit, nuk arriti një gjë të tillë.
Sipas skenimeve të fundit MRI në kyçin e James, bëhet e ditur se basketbollisti ka nevojë për 4-6 javë kohë për rikuperim.
‘Mbreti’ duhej të pushonte qysh nga ndeshja ndaj New Orleans.
LeBron James ka kohë që pas këtij sezoni të rikuperohet plotësisht për sezonin e ardhshëm, pasi skuadra e tij humbi kualifikimin në fazën ‘Play Off’.