Detaje tronditëse dalin në dritë nga historia e abuzimit seksual të një 12-vjeçareje në qendër të Athinës, ngjarje për të cilën është akuzuar një 53 vjeçar i cili jo vetëm e përdhunonte , por edhe e shfrytëzonte seksualisht me klientë të tjerë përkundrejt pagesës.
Pasditen e së mërkurës organet greke kanë arrestuar edhe nënën e saj si tutore, pasi ka fakte sipas tyre ,që ajo e jepte vajzën e saj tek klientë, për marrëdhënie seksuale. Ndaj saj është ngritur kallëzim penal për shfrytëzim seksual të vetë vajzës së saj.
Ndërkohë, 12-vjeçarja së bashku me dy vëllezërit e saj të vegjël,është rimarrë në pyetje për një deklaratë plotësuese, ndërsa paraditen e së enjtes pritet edhe deponimi i nënës së tyre.
Hetuesia duket se në urdhrin e arrestimit të gruas ka përfshirë edhe akuza të tjera, por akuza kryesore që i atribuon është e njëjtë me atë të 53-vjeçarit, Lambros Mihos, të dhënat individuale dhe fotografia e të cilit janë bërë publike dje nga prokuroria ,bashke me ato të 42-vjeçarit Johanis Sofianidhis , i cili akuzohet se ka përdhunuar përkundrejt pagesës vajzën e mitur.
Të dy të pandehurit e çështjes, të cilët deri tani nuk ka pranuar ti marrë përsipër asnjë avokat mbrojtës, kanë pohuar në hetuesi se kanë kryer marrëdhënie seksuale me vajzën, por nuk pranojnë se e kanë përdhunuar . Raportohet se 42-vjeçari tha se e kishte kontaktuar më shumë se një herë atë dhe se paratë ja kishte dhënë vajzës dhe jo 53-vjeçarit.
Nga ana e tij avokati i nënës së vajzës thekson se bëhet fjalë për një krim të tmerrshëm. “Arsyeja e arrestimit të nënës -ka thënë ai- është se janë gjetur disa mesazhe telefonike të cilat i kishte shkëmbyer me të akuzuarin. Janë edhe dy pagesa të cilat i kishte bërë fëmija, kishte marrë kartën dhe llogarinë bankare të nënës dhe i pandehuri kishte vendosur aty dy shuma prej 20-25 euro.
Qëllimi ynë është të ekspozojmë të gjithë ata që fshihen pas. Unë mendoj se është një rrjet pedofilësh. Mendoj se do të ketë edhe të pandehur të tjerë. Nesër nëna duhet të japë disa shpjegime. Pres të marr të dhënat e aktakuzës.”
Sipas mediave vendase që ju referohen burimeve të pakonfirmuara policore ,thuhet se organet greke janë në dijeni të të paktën 16 personave që pritet të arrestohen në orët e ardhshme, pasi duket se kanë kryer marrëdhënie seksuale me 12-vjeçaren.
Burimi: GAZETA.MK