Detaje tronditëse/ Nënë e bir gjetën vdekjen pasi makina e tyre përfundoi në ujë, flet dëshmitari

min lexim

Detaje tronditëse kanë dalë nga vdekja e nënë e bir në Selanikun lindor. Deri më tani autoritetet dyshojnë se kemi të bëjmë me një akt të pastër vetëvrasje.

Sipas mediave greke, dy personat e mbytur kishin mbushur makinën me thasë me rërë, kishin lidhur trupin me litar pas sediljeve dhe po ashtu kishin prangosur kyçet e duarve në timonin e makinës, pak para se djali 50-vjeçar të shkelte gazin e “Opel-it” dhe të binte në ujë bashkë me nënën e tij 75-vjeçare.

Ngjarja tragjike është shënuar të hënën rreth orës 14:03. Drama njerëzore u zbulua pak më vonë, kur zhytësit shkuan në fund të portit dhe panë të lidhur dy trupat e pajetë të të moshuarës dhe djalit të saj.

Sipas një banori të zonës, kjo është hera e tretë që në këtë pikë, njerëzit vendosin t’i japin fund jetës në të njëjtën mënyrë, pra të bien në det me makinën e tyre . Dëshmitar okular i asaj që ndodhi pasditen e së hënës ishte një burrë që në atë moment po notonte në det. Ai ka përshkruar se ka parë makinën që ka mbërritur në port, më pas ka ndaluar dhe pak sekonda më vonë ka ecur me shpejtësi dhe ka rënë në ujë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Milot Rashica feston ditëlindjen – Urimi i ëmbël i gruas së tij

Story i radhës

Kapet parcela me kanabis në Vuno të Himarës, dy “pronarët” në pranga

Të fundit nga