Detaje të reja për rastin tragjik në Pejë: Gruaja që u vra nga burri ishte viktimë e dhunës në familje

Një rast tragjik ka ndodhur në Pejë mëngjesin e sotëm, ku një burrë dyshohet se e ka vrarë gruan e tij. Media raportoi se burri që dyshohet se vrau gruan e tij është Edmond Lajqi, i cili tashmë është prangosur.

Ky krim që tronditi Pejën dyshohet se ndodhi në banesën e çiftit.

Media ka mësuar se çifti dyshohet se kanë pasur raste të dhunës në familje që janë raportuar te organet e rendit.

Lajmin për rastin tragjik e ka konfirmuar kryeprokurori i Pejës Agim Kurmehaj, i cili njoftoi se i dyshuari është arrestuar, teksa trupi i pajetë i viktimës akoma nuk është tërhequr nga vendi i ngjarjes.

Kurmehaj tha se ende s’dihen motivi dhe detajet e tjera.

Story i mëparshëm

BDI: Më 8 maj, Mickoskit dhe tellallëve të tij do t’i tregohet vendi

Story i radhës

Durrësi qyteti më i nxehtë i Ballkanit deri në vitin 2040, ja arsyet…

Të fundit nga