detaje te reja nga tragjedia ne qarkoren radishan prishtine mirkovce dyshohet se shoferi i kamionit humbi vetedijen nga lodhja 6a0f9f8dd5eb1

Detaje të reja nga tragjedia në qarkoren Radishan-Prishtinë-Mirkovcë: Dyshohet se shoferi i kamionit humbi vetëdijen nga lodhja

May 22, 2026
1 minut lexim
IMG 7348

Detaje të reja dhe tronditëse po dalin nga aksidenti tragjik që ndodhi mbrëmjen e sotme në qarkoren Radishan-Prishtinë-Mirkovcë, ku katër persona humbën jetën pas një përplasjeje të fuqishme mes një veture BMW dhe një kamioni me targa të Kosovës.

ALSAT mëson paraprakisht se drejtuesi i kamionit ka mbijetuar, ndërsa sipas informacioneve të para dyshohet se ai kishte humbur vetëdijen nga lodhja, duke kaluar në korsinë e kundërt dhe duke shkaktuar përplasjen fatale. Nga goditja e fortë, vetura BMW është përfshirë menjëherë nga flakët, ndërsa katër personat që ndodheshin brenda saj nuk kanë arritur të shpëtojnë.

Automjeti është djegur pothuajse tërësisht, duke mos lënë pothuajse asnjë gjurmë që mund të ndihmojë në identifikimin e viktimave. Ende mbetet e paqartë nëse viktimat janë anëtarë të një familjeje apo një grup të rinjsh. Burime nga terreni bëjnë të ditur se për shkak të shkrumbimit të plotë të automjetit, identifikimi pritet të jetë i vështirë dhe do të kërkojë procedura shtesë hetimore.

Në vendngjarje tashmë është nisur edhe prokurori kompetent, i cili përveç hetimit të përgjithshëm të rastit, pritet të analizojë edhe gjurmët e gomave të lëna në asfalt pas frenimit dhe përplasjes.

Hetimet në terren pritet të zgjasin deri në orët e para të mëngjesit, kur edhe do të mundësohen kushte më të mira për ekzaminim pas zbardhjes së ditës. Sipas të dhënave paraprake, aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:30, ndërsa nga pamjet filmike të sistemit “Safe City”, vetura BMW rezulton të ketë qenë me targa të Shkupit.

Aktualisht, në vendngjarje vazhdojnë të qëndrojnë ekipe të zjarrfikësve, ndihmës së shpejtë dhe njësive policore, ndërsa autoritetet bëjnë thirrje që të pritet versioni zyrtar deri në përfundimin e plotë të hetimeve. /Alsat.mk

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ky eshte propozimi i kancelarit merz per vendet e ballkanit perendimor 6a0f836e375eb
Lajmi i mëparshëm

Ky është propozimi i kancelarit Merz për vendet e Ballkanit Perëndimor

Të fundit nga

Trump zotohet të marrë uranium nga Irani

Presidenti Donald Trump tha se SHBA-ja kundërshton çdo taksë për kalimin e anijeve nëpër Ngushticën e Hormuzit dhe u zotua se Iranit nuk do t’i lejohet të mbajë uranium shumë të pasuruar.
ShkoLartë