Detaje të reja nga plagosja e kryebashkiakut të Divjakës dhe shoferit/ Dyshimet e para, gruaja e autorit ishte shkarkuar nga posti i kryeinfermieres

min lexim

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Divjakë këtë të premte, ku mbeti i plagosur kryebashkiaku Fredi Kokoneshi dhe shoferi i tij.

Sipas informacioneve, ai kishte dalë për inspektim në një nga banesat pranë bashkisë së Divjakës në momentin që është konfliktuar me autorin Orges Xhelili.

Teksa kryebashkiaku ishte në inspektim, Xhelili është afruar dhe e ka fyer, ndërsa më pas debati mes tyre ka degraduar në përdorimin e thikës nga ana e autorit.

Xhelili ka pasur një konflikt me Fredi Kokoneshin, pasi bashkëshortja e Xhelilit ka qenë kryeinfermiere dhe është lëvizur nga ky post duke kaluar si infermiere e thjeshtë.

Kryebashkiaku ndodhet në spitalin e Lushnjës, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Edhe shoferi Gazmend Bullari ndodhet gjithashtu jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Lushnjës.

Mësohet se Orges Xhelili më herët ka punuar si punonjës IT pranë bashkisë së Divjakës.

Ende nuk janë bërë të qarta plotësisht arsyet e konfliktit mes tyre, ndërsa grupi hetimor pritet të zbardhë rrethanat e ngjarjes.

Autori është kapur dhe shoqëruar në komisariat, ndërsa forca të shumta policie janë në spital, ku ndodhen dy të plagosurit.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi dhe krybashkiakja e Lushnjës, Eriselda Sefa kanë vizituar Kokoneshin në spital, pas ngjarjes.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Lojtarët e Superiores impresionohen nga Reja

Story i radhës

Për fundjavë pritet të bie shi, nëpër male edhe borë

Të fundit nga