Detaje të reja nga ngjarja e rëndë: Vrau veten, efektivja 21-vjeçare punonte në komisariatin e Kamzës

1 minut lexim

21-vjeçarja në foto është Aldorjana Loshi, efektivja e policisë e komisariatit nr.5 në Kamëz, që vrau veten sot me armën e shërbimit.

Dyshohet se ajo ishte e vetme në shtëpi kur i ka dhënë fund jetës jetës me armën e shërbimit. Mësohet se kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të hapur derën e banesës së saj.

Ajo jetonte në Tiranë, por prej një viti e gjysmë punonte në komisariatin nr.5 që ndodhet në Kamëz. E reja jetonte me qira me nenën dhe vëllain që e ka më të vogël.

“Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:30, në rrugën “Ali Demi”, është vetëvrarë me armë zjarri në banesë shtetasja A. L., 21 vjeçe, punonjëse Policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sipas njoftimit të policisë.

Story i mëparshëm

​Fuqizimi i partneritetit Kosovë-SHBA, Gërvalla takon kongresistin Torres

Story i radhës

Banorët në veri të Francës vijojnë pastrimin e rrugëve pas stuhisë e rrëshkitjeve të dheu

Të fundit nga