Udhëheqësit të Hamasit, Yahya Sinwar, i vrarë nga trupat e IDF-së javën e kaluar, në një fazë iu ofrua shansi për t’u larguar nga Rripi i Gazës në këmbim të lejimit të Egjiptit për të negociuar në emër të grupit militant për një marrëveshje pengjesh, shkruan Wall Street Journal.
“Unë nuk jam nën rrethim, unë jam në tokën palestineze”, thuhet se u tha Sinwar ndërmjetësuesve arabë në përgjigje të propozimit, menjëherë pas fillimit të luftës së shkaktuar nga masakra e 7 tetorit 2023, të cilën ai e orkestroi.
Ndërsa lufta vazhdonte, Sinwar pranoi se kishte gjasa të vritej dhe sipas ndërmjetësuesve, sugjeroi që grupi militant të zgjidhte një këshill udhëheqës për të qeverisur dhe menaxhuar tranzicionin pas vdekjes së tij.
Bazuar në intervistat me zyrtarë izraelitë, amerikanë, të Hamasit dhe arabë, Siwnar u tha vazhdimisht negociatorëve të Hamasit në Katar që të mos bien dakord për një marrëveshje armëpushimi, duke thënë në një mesazh se vdekjet e larta të civilëve në Gaza do të ushtronin presion ndërkombëtar mbi Izraelin.
Thuhej se Sinwar po vazhdonte me shpresën se luftimet në Gaza do të shkaktonin një luftë rajonale kundër Izraelit.
Ndërsa Izraeli i afrohej Sinwarit, duke shkatërruar infrastrukturën e tunelet e Gazës ku ai fshihej, ai u detyrua të kalonte më shumë kohë në sipërfaqe, gjë që rriti shanset për t’u vrarë.
Në një mesazh për t’u përgatitur për vdekjen e tij të mundshme, Sinwar paralajmëroi se Izraeli do të ofronte lëshime nëse ai vritej, por Hamasi nuk duhet të dorëzohej.
Burimi: botasot.info