detaje per rastin e personit qe ra nga teleferiku ne brezovice 61fc0fd4d2524

Detaje për rastin e personit që ra nga teleferiku në Brezovicë

February 3, 2022
1 minut lexim

Disa ditë më parë, u raportua në lidhje me një video që po qarkullonte në rrjete sociale, ku shihej një person në situatë të vështirë duke u mbajtur me duar në teleferik.

Derisa nuk diheshin rrethanat e këtij rasti, Policia e Kosovës sapo ka parë këtë video ishte interesuar për rastin në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, por që protagonisti e as qendra nuk kishin dashur të hapnin rast, pasi nuk kishte pasur persona të lënduar.

Nga Policia e Kosovës, në rajonin e Ferizajt kanë sqaruar se personi i cili shihet në video ishte punëtorë i qendrës, më saktësisht punëtorë për kërkim-shpëtim.

Punëtori derisa po punonte, i kishte ngecur dorëza në ski-lift derisa ai kishte nisur të lëvizë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka deklaruar se punëtori pasi e njihte mirë terrenin, kishte pritur momentin më të përshtatshëm ku është më afër tokës për tu lëshuar nga ski-lifti.

“Me 29 janar, policia në Shtërpcë, sapo e kanë parë videon që ka qarkulluar në rrjetet sociale kanë kontaktuar Qendrën e Skajimin, por ata nuk kanë dashur të hapin rast, duke qenë se nuk ka pasur lëndime personi. Fjala ka qenë për një punëtorë të kërkim-shpëtimit, që i ka ngecur dorëza aty dhe ai e ka pritur terrenin e përshtatshëm për tu lëshuar, duke qenë se ai e ka njohur shumë mirë terrenin”, tha Veseli.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

d0bdd0b8d0bdd0bed0b2d0b0 d0bdd0b5d0bcd0b0d0bc d0bad0bed0bdd184d0bbd0b8d0bad182 d181d0be d0bfd0b5d182d0bad0bed0b2 d0bdd0b0 d182d0b5d0bc 61fc0f99f1d6f
Story i mëparshëm

Нинова: Немам конфликт со Петков на темата Македонија

legia nuk e fton lirim kastratin 61fc104db1905
Story i radhës

Legia nuk e fton Lirim Kastratin

Të fundit nga

Tetova më e pastër me Bilall Kasamin!

4 Shkup, 14 mars – Kryetarët e Komunave janë ata që janë në kontakt të drejtpërdrejt me qytetarët në nivel lokal. Pra, janë adresa kryesore e parësore që trokasin qytetarët nëse nuk
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë