Një tërmet prej katër shkallë të Rihterit është ndjerë në orët e para të ditës enjte në rajonin e Prizrenit.
Dridhjet e tokës prekën edhe rajonet e tjera të Kosovës, për çka edhe krijoi shqetësimin tek qytetarët.
Lidhur me rastin sqarime ka dhënë Drejtori i Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa.
Mustafa përmes një shkrimi në Facebook ka treguar se tërmeti ishte në zonën Prizren-Kukës.
Sipas tij, këto lëkundje nuk kishin kapacitet të rrezikonin qytetarët.
“Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e zonës Jugperëndim të Kosovës. Ky sizmicitet nuk e kishte potencialin të rrezikon qytetaret apo ndonjë dëm material për shkak të forcës se ulët, njëherësh ky termet dëshmon për zonën sizmogjene të Prizrenit që është zonë aktive e cila në të ardhmen mund të gjeneron tërmete me magnitudë më të madhe, ashtu sipas llogaritjeve dhe studimeve të paraqitura me Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovë”, tha Mustafa.
Burimi: TV KLAN