Detaje nga shpërthimi me tritol në Vaun e Dejës, flet fqinji i 32-vjeçarit: Dëgjuam zhurmën…

September 22, 2024
1 minut lexim

Detaje të reja janë bërë me dije nga shpërthimi me tritol në Vaun e Dejës.

Kryefamiljari Filip Dodaj, 32 vjeç, jeton me bashkëshorten dhe babanë e moshuar, ndërkohë që dy fëmijët i ka në Itali.

Ndërkohë, një fqinj i familjes, Tonin Dodaj, ka treguar se kanë dëgjuar zhurmën e shpërthimit kur ka ndodhur.

Ai ka thënë se ka dalë jashtë kur dëgjoi shpërthimin, i cili ishte shumë i fuqishëm.

Njoftimi i policisë:

“Rreth orës 21:10, në fshatin “Bushat”, Vau i Dejës, në portën e jashtme të banesës së shtetasit F. D., 32 vjeç, është hedhur një sasi e vogël, dyshohet lëndë plasëse.

Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Barcelona spektakolare! Fiton 1:5 në fushën e Villarrealit

Story i radhës

Efi Dhedhes tejet elegante në paraqitjen e fundit në Instagram

Të fundit nga

ShkoLartë