Në orët e para të mëngjesit të së premtes ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore një 40-vjeçar i plagosur me armë zjarri.
D.B., është qëlluar me armë pas një konflikti në lagjen 17 të qytetit të Durrësit, pranë shërbimit zjarrfikës.
Nga veprimet e para hetimore paraprake të kryera ka rezultuar se 40-vjeçari D.B., dyshohet të jetë plagosur nga shtetasi G.P., 28 vjeç, i shpallur në kërkim nga policia.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e autorit. I plagosuri njihet si person me precedentë penalë nga policia e Durrësit.