detaje nga arrestimi i presidentit te venezueles tentuan tu fshiheshin forcave amerikane maduro dhe bashkeshortja e tij perplasen koken pas deres se celikte 695e1065c7d9d

Detaje nga arrestimi i Presidentit të Venezuelës/ Tentuan t’u fshiheshin forcave amerikane, Maduro dhe bashkëshortja e tij përplasën kokën pas derës së çeliktë

January 7, 2026
min lexim

Administrata e Donald Trump u ka thënë ligjvënësve amerikanë se Nicolás Maduro dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, mbetën të lënduar teksa përpiqeshin t’i fshiheshin forcave speciale të SHBA që po kryenin arrestimin në rezidencën e tyre në Karakas.

CNN shkruan se çifti presidencial vrapoi brenda kompleksit dhe tentoi të strehohej pas një dere të rëndë çeliku, por korniza e saj ishte e ulët dhe ata përplasën kokën, duke pësuar dëmtime. Operatorët e ‘Delta Force’ i neutralizuan dhe u dhanë ndihmën e parë menjëherë pas nxjerrjes nga godina.

Flores u paraqit të hënën në gjykatë me fasha në kokë, ndërsa avokati i saj deklaroi se ajo ka marrë “plagosje të konsiderueshme” dhe mund të ketë edhe thyerje apo mavijosje të rëndë në brinjë, duke kërkuar ekzaminim me rreze X dhe vlerësim të plotë fizik.

Operacioni dyditor u shoqërua me luftime të ashpra me një forcë kubane të reagimit të shpejtë të stacionuar pranë kompleksit të Maduros. Zyrtarët amerikanë pranuan se disa marinsa u goditën nga plumba dhe copëza predhash, por theksuan se plagët e tyre nuk janë kërcënuese për jetën.

Rreth 200 efektivë amerikanë kanë qenë në terren gjatë aksionit, ndërsa Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth e cilësoi atë një operacion të mirëorganizuar për zbatimin e sanksioneve dhe akuzave për armë e trafik droge.

Administrata këmbëngul se kapja e Maduro-s nuk ishte operacion për ndryshim regjimi, edhe pse bota e lexoi ndryshe. Qeveria venezueliane drejtohet tani nga zëvendëspresidentja Delcy Rodríguez, të cilën Uashingtoni e sheh si më pragmatike dhe të gatshme për bashkëpunim, veçanërisht në rindërtimin e sektorit të naftës.

Burimet thonë se vendimi i SHBA për të punuar me Rodríguez u mbështet në një analizë të klasifikuar të CIA-s mbi pasojat afatshkurtra të largimit të Maduro-s dhe ndikimin në stabilitetin e vendit.

Sekretari i Shtetit Marco Rubio është pika kryesore e kontaktit me lideren e re. Trump vetë deklaroi se Rubio “flet rrjedhshëm spanjisht me të” dhe se marrëdhënia e tyre ka qenë “shumë e fortë”.

Uashingtoni pret që presioni ushtarak në Karaibe dhe kontrolli mbi naftën e sanksionuar të shërbejnë si levë për të rihapur Venezuelën ndaj kompanive amerikane dhe për rikthimin e infrastrukturës energjetike nën ndikimin e SHBA.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

opsione per te marre grenlanden perdorimi ushtarak seshte i perjashtuar 695e0eb3c3302
Lajmi i mëparshëm

“Opsione” për të marrë Grenlandën, përdorimi ushtarak s’është i përjashtuar

moti i keq ministria e shendetesise masa per ofrimin e kujdesit shendetesor 695e13918d1fd
Lajmi i radhës

Moti i keq, Ministria e Shëndetësisë: Masa për ofrimin e kujdesit shëndetësor

Të fundit nga

Doli: Edhe 15 minatorë dolën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim dhe shpresë për familjarët dhe kolegët e tyre. Lajmin e ka bërë
ShkoLartë