Detaje nga aksidenti në Gostivar, dy të vdekur dhe një i lënduar

September 13, 2024
1 minut lexim

SPB Tetovë ka dhënë detaje për aksidentin e sotëm që ndodhi në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë, nga ku konfirmojnë se në aksident ka dy viktima.

“Sonte (12 shtator) në ora 21:20 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të pasagjerëve ,,BMW” me targa të Demir Kapisë i drejtuar nga B.H. (54). nga Gostivari dhe një Mjet Tërhjekës ,,Skania” me targa të regjistrimit të Kosovës, i drejtuar nga A.T (60) nga Kosova.

Në aksident ka mbetur i lënduar rëndë drejtuesi i mjetit B.H. i cili ka ndërruar jetë në vend dhe pasagjeri T.R. (53) nga Gostivari, i cili pas aksidentit është transferuar në qendrën emergjente në Gostivar ku i’u ka nënshtruar lëndimeve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i kamionit tërheqës ka pësuar lëndime trupore.

Kontrollin në vendngjarje e kryen ekipi i DPB-së Gostivar së bashku me Prokurorin Publik”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Modelja shqiptare konfirmon lidhjen me biznesmenin 24 vite më të madh? Vuthaj: Është ndryshe kur e ke një mashkull në krah

Story i radhës

Presidentja Osmani: Kosova e para në rajon për demokraci e sundim të ligjit, por mos të ndalemi

Të fundit nga

Sa orë gjumë duhet të flenë fëmijët?

Gjumi është një proces shumë i rëndësishëm jetik për njeriun dhe të gjithë gjallesat. Ai çlodh si trupin dhe psihën e njeriut dhe e rigjeneron për ditën e re. Prindër, fëmijët deri

Zjarret në Los Anxhelos, evakuohen banorët

Zjarrfikësit po luftojnë përhapjen e shpejtë të zjarreve në kodrat e qytetit Los Anxhelos ku jetojnë yjet e Hollivudit ndërsa një erë e fortë vazhdon ta godasë pjesën jugore të Kalifornisë. Zjarret
ShkoLartë