Detaje nga aksidenti i mbrëmshëm në Pejë, ku vdiqën dy persona

September 17, 2023
1 minut lexim

Ecja që si hobi e bënin rregullisht pas darke, u kushtoi me jetë të shtunën mbrëma.

Fadil e Avdi Shala djem axhe mes vete nga Ozdrimi i Pejës, mbetën të vdekur në vend kur u goditën nga një veturë këtu në rrugën e fshatit, teksa bashkë me Arben Shalën që mbeti i lënduar, kishin dalë për të shëtitur.

Familjarët që të dielën po presin miq për ngushëllime, u tronditën nga rasti që ndodhi papritur në zemër të katundit.

Makinën po e voziste 22 vjeçari L.E nga po i njëjti fshat që edhe u ndalua për 48 orë. E familja e viktimave u bëjnë thirrje shoferëve të jenë syçelë.

Një apel të tillë kanë edhe ozdrimasit që i preku tragjedia e 16 shtatorit.

43 vjeçari që ishte me të ndjerët, vazhdon të jetë në gjendje të rëndë i intubuar në Qendrën Klinike Universitare, me lëndime të rënda në kokë, gjoks e këmbë.

Varrimi i Fadil e Avdi Shalës, do të bëhet të hënën në varrezat e Ozdrimit.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Thellohet tragjedia e Përmetit, i mori jetën gruas, burri vrasës vdes pas pak orësh

Story i radhës

Gjërat që bëjnë çdo ditë njerëzit e lumtur

Të fundit nga

ShkoLartë