​Destabilizohet furnizimi me ujë në disa pjesë të kryeqytetit

1 minut lexim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se si shkak i goditjes së rrufesë në pajisjet e energjisë elektrike në stacionin e pompave në Batllavë dhe reshjeve të rrëmbyeshme në disa zona është destabilizuar furnizimi me ujë në disa pjesë të kryeqytetit.

Sipas njoftimit, pa furnizim me ujë janë Kodra e Trimave në tërësi, rruga e ” Llapit”, rruga” Bajram Bahtiri” dhe zonat e tjera përreth.

“Ekipa e elektricistëve të KRU” Prishtina” është në vend ngjarje dhe po merren me sanimin e defektit të energjisë elektrike në SP Batllavë. Po besojmë që shpejt do e sanojnë defektin”, thuhet në komunikatë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Unë nuk e sulmoj dhe as e llogaris fare atë”, Meta: Rama i mbaruar, është i ikur për çështje javësh!

Story i radhës

Parandalohet kontrabanda me ar dhe argjend në vendkalimin kufitar “Bogorodicë”

Të fundit nga