Despotovski: Stili i VMRO-DPMNE-së është “A ka problem?” Po ikim, shkojmë në zgjedhje!”

March 10, 2023
1 minut lexim

Falë Marrëveshjes së Prespës, Maqedonia sot është vend i sigurt edhe pse kemi luftë në Evropë, tha drejtori i Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik, Jovan Despotovski, duke i replikuar Ilija Dimovskin nga VMRO-DPMNE, në debat televiziv në TV24, përcjell PRESSonline.mk

“Dallimi mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së shihet në faktin se stili i qeverisjes së VMRO-së është ‘po vjen një problem – ikëm, shkojmë në zgjedhje dhe bëjmë fushata, i bëjmë presion njëri-tjetrit, i themi njëri-tjetrit se ne jemi më të rëndësishmit’, dhe problemet janë fshirë nën tapet. LSDM-ja i zgjidh problemet në këtë shtet, deshën ta pranojnë apo jo opozitarët e VMRo-DPMNE-së, i ka replikuar Despotovski – Ilija Dimovskit të VMRO-DPMNE-së.

I pyetur për ndryshimet kushtetuese që do të sjellin përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë dhe problemin e sigurimit të shumicës së nevojshme, Despotovski tha se është optimist dhe beson se ka “struktura të shëndosha në VMRO-DPMNE”.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ish-ministri britanik reagon ashpër: Marrëzi që shtete të BE-së nuk e njohin shtetin e Kosovës

Story i radhës

Parlamenti i Gjeorgjisë anulon projektligjin për “agjentët e huaj”

Të fundit nga

ShkoLartë