Dështon votimi për rektorin e ri të UP-së, rishpallet konkursi

1 minut lexim

Ka dështuar edhe rundi i tretë për zgjedhjen e rektorit të ri të Universitetit të Prishtinës”Hasan Prishtina”.

Asnjëri nga kandidatët nuk ka siguruar shumicën e votave, kështu konkursi për rektor të UP’së shkon në rishpallje.

Kandidatët për rektor të UP’së ishin: Isak Shabani, But Dedaj, Sefer Avdijaj dhe Faton Berisha.

Anëtarët e Këshillit Drejtues të UP’së kanë votuar, mirëpo 3 prej tyre kanë abstenuar.

Në rundin e parë: Faton Berisha 2, Isak Shabani 4.

Në rundin e dytë: Faton Berisha 3, Isak Shabani 3.

Në rundin e tretë: Faton Berisha 2, Isak Shabani 4.

Aktualisht pozitën e rektorit të Universitetit të Prishtinës e mban Qerim Qerimi, i cili u zgjodh më 21 nëntor të vitit 2022 dhe mandati i përfundon në shtator të këtij viti.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kultivonin kanabis në mes të pyllit, arrestohen 2 persona në Shkodër, në kërkim një i tretë

Story i radhës

Dnjepri sërish cak i ushtrisë ruse, së paku tre të vrarë

Të fundit nga