Dështon takimi mes Kurtit dhe Vuçiçit në Bruksel, kryeministri serb udhëton drejt Egjiptit

min lexim

Takimi i radhës mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit Serb Aleksandër Vuçiç ka dështuar. Takimi në fjalë ishte parashikuar të mbahej, nesër, më 19 korrik në Bruksel. Lajmi është bërë me dije nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

Duke raportuar në Komisionin për Integrim Evropian, ai tha se Serbia po tenton të sabotojë dhe minojë procesin e dialogut.

Si duket takimi ka dështuar, për shkak se presidenti serb i ka dhënë përparësi takimit me presidentin e Egjiptit, Abdel Fattah al-Sissi, i cili pritet ta vizitojë Serbinë të martën.

Kryenegociatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, tha se presidenti serb nuk ka treguar gatishmëri për takim.

Në Komisionin për Integrime Evropiane, Bislimi deklaroi se Serbia është duke e sabotuar procesin e dialogut, për dallim nga Kosova, që sipas tij është duke u treguar më aktive.

“Takimi i datës 14 korrik është dashur të jetë trelateral mes zotëri Lajçak-ut dhe dy kryenogicatorëve. Ai nuk ka ndodhur për arsye se Serbia ka bërë presion për ndërrim të agjendës, i cili normalisht nuk është pranuar. Pra, kemi një sabotim apo minim të procesit nga ana e Serbisë. Por, megjithatë për të treguar vendosmërinë e palës kosovare që të jemi aktiv në dialog dhe të punojmë drejt marrëveshjes finale, kam udhëtuar në Bruksel dhe kam pas dy takime me Lajçakut, ku kemi diskutuar për hapat e mëtejmë. Ideja ka qenë që të përgatitet tereni për takim të radhës, mbase këtë javë, nesër, ndërmjet dy krerëve të shtetit, por kjo ka dështuar për shkak të mosgatishmërisë së zotëri Vuçiq-it që të shkojë në Bruksel”, ka deklaruar Bislimi.

“Zotëri Kurti është deklaruar i gatshëm që sa më shpejtë të fillojë diskutimi për marrëveshjen gjithëpërfshirëse, por Vuçiç ka nxjerr si arsyetim vizitën e presidentit të Egjiptit i cili pritet të qëndrojë tri ditë në Serbi”, ka vijuar Bislimi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rusët përdorën harta ukrainase të vitit 1969 në nisje të pushtimit

Story i radhës

Konferenca e Parë Ndërqeveritare, zbulohen 25 negociatorët që do ulen nesër në tryezë me BE-në

Të fundit nga