Dështon arratisja nga burgu grek, kapet pas katër orëve 48-vjeçari shqiptar

Një 48-vjeçar shqiptar është arratisur pasditen e së enjtes nga paraburgimi i Magnezisë, por është kapur pas 4 orëve.

48-vjeçari ka qenë i dënuar për dhunë në familje.

Vetëm të premten e kaluar ai u dënua me 18 muaj me kusht, pasi Gjykata e Volos e shpalli sërish fajtor për dhunë fizike në familje, kanosje, armëmbajtje pa leje dhe përdorim të tyre.

Mediat greke shkruajnë se pas marrjes së dënimit në korridorin e gjykatës, ai kërcënoi prokuroren duke i thënë se “Do të dërgoj ty në burg”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ministri ukrainas: Afati i Marrëveshjes së Korridorit të Drithit zgjatet për 120 ditë

Story i radhës

Ngjyrat më të mira të Dashit dhe kuptimet e tyre

Të fundit nga