deshtoi votimi i buxhetit per komunen e prishtines 66fa75221d592

​Dështoi votimi i buxhetit për Komunën e Prishtinës

September 30, 2024
1 minut lexim

Kuvendi Komunal i Prishtinës ndonëse në seanca të jashtëzakonshme, në mungesë të kuorumit ka dështuar ta votojë buxhetin komunal.

Teksa shprehën pakënaqësitë e tyre për këtë buxhet, asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje e lëshuan seancën e Kuvendit dhe kështu pamundësua hedhje në votim të buxhetit.

Seanca nisi me 27 asambleistë. Nora Kelmendi në emër të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, tha se në këtë buxhet nuk ka vizion dhe është bërë sa për sy e faqe.

Jeta Rafuna, shefe e grupit të asamblistëve të LDK-së, u shpreh se buxheti është themeli i të gjitha projekteve për vitin e ardhshëm, ndërsa iu bëri thirrje partive opozitare mos ta bllokojnë këtë proces.

Bahri Gashi nga AAK tha se ky buxhet ka mangësi por si AAK do ta përkrahim.

Mbështetje për buxhetin dhanë edhe AKR dhe Nisma.

Ndërsa, anëtarët e PDK-së, nuk morën pjesë në këtë mbledhje.

Seancën e Kuvendit komunal të Kosovës e lëshuan asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

pd paralajmeroi bllokim te jetes parlamentare porosite per deputetet e ps se gjate mbledhjes se grupit 66fa73f67600e
Story i mëparshëm

PD paralajmëroi bllokim të jetës parlamentare, porositë për deputetët e PS-së gjatë mbledhjes së Grupit

rrahu nenen e tij arrestohet 32 vjecari nga gostivari 66fa7a86b841e
Story i radhës

Rrahu nënën e tij, arrestohet 32 vjeçari nga Gostivari

Të fundit nga

Banka Popullore: Rriten depozitat dhe kreditë

Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot publikoi se analizuar në bazë vjetore, depozitat kanë shënuar rritje prej 11.6 për qind që del nga depozitat më të larta në të

Blero reagon ashpër pas ndarjes?

Dje në rrjetet sociale shpërtheu lajmi se këngëtari i njohur Blero mund t’i ketë dhënë fund lidhjes së tij me partneren e re, Agneta. E ndërsa ndjekësit u vërsulën për të zbuluar
ShkoLartë