Gazetari i medias gjermane, Bahri Cani ka reguar ndaj takimve të mbajtura në Bruksel, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
Si fillim, ai sukses e cilësoi takimin trepalësh Lajçak-Bislimi-Petkoviq, por që për të cilin tha se nuk solli ndonjë rezultat.
Cani në postimin e tij në Facebook, u shpreh se tash e një kohë Lajçaku, bashkë me Borellin kanë dështuar.
“Nuk po di çka të shkruaj më shumë, por besoj se kaherë ka qenë koha që Lajçaku të pranojë se ka dështuar, bashkë me Borrelin, dhe se duhet të hapë rrugë sa më parë të vijë dikush tjetër që ndoshta ka shansa për ndonjë marrëveshje! Me Lajçakun dhe Borrelin nuk do të ketë kurfarë marrëveshje serioze, mendoj unë”, shkroi ndër të tjera Cani, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Sukses i madh – qenkan takuar, por pa asnjë rezultat!
Qenka arritur sukses i madh – me ndërmjetësimin e Lajçakut qenkan takuar prapë pas tre muajve kryenegociatorët e Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë Petar Petkoviq! Por Bislimi thotë se takimi përfundoi pa “asnjë rezultat në temat e rëndësishme”. Suksesi qenka pra takimi trepalësh, por pa asnjë rezultat.
Herën e fundit këta të tre janë takuar me 2 korrik të këtij viti. Por edhe atëherë kanë dalur pa asnjë rezultat dhe me qëndrime diametralisht të kundërta rreth asaj që kishte ndodhur në takime.
Palët e patën akuzuar njëra-tjetrën për “mungesë të gatishmërisë për dialog”.
Mungesa e rezultateve por edhe përshtypja e përgjithshme e njëanshmërisë janë shkaqet pse personalisht kaherë nuk kam qenë në Bruksel – sepse dihet që nuk ka kurfarë marrëveshje…
Nuk po di çka të shkruaj më shumë, por besoj se kaherë ka qenë koha që Lajçaku të pranojë se ka dështuar, bashkë me Borrelin, dhe se duhet të hapë rrugë sa më parë të vijë dikush tjetër që ndoshta ka shansa për ndonjë marrëveshje! Me Lajçakun dhe Borrelin nuk do të ketë kurfarë marrëveshje serioze, mendoj unë.
Po më duket që në Bruksel po shpenzohen në këto takime kot paratë e taksapaguesve.
Burimi: botasot.info