Dështoi sërish operacioni për arrestimin e Talo Çelës! Në pranga 60-vjeçari që dyshohet se e strehonte

min lexim

Ka dështuar sërish operacioni i Policisë së Elbasanit dhe forcave speciale për kapjen e të shumëkërkuarit Talo Çela.

Policia e Elbasanit tha për AbcNews.al se i arrestuari i ditës së sotme Aqif Bezati, prej një muaji mbahej nën përgjim, pasi dyshohej se në pronat e tij fshihej i shumëmërkuari Talo Çela.

Të njëjtat burime konfirmuan se policia në rrugë informative kishte marrë informacion se në banesën e Aqif Bezatit strehohej Talo Çela, por në momentin që është ndërhyrë dhe ushtruar kontroll nuk ëhstë gjetur asnjë gjurmë e të shumëkërkuarit.

Ndërkohë burimet theksojnë se në tabulatet telefonike të të arrestuarit Aqif Bezat, të cilit në momentin e arrestimit ju kapën një sasi e madhe parash shqiptare dhe të huaja si dhe një arsenal i madh armësh, nuk i janë gjetur biseda me të shumëkërkuarin Çela.

Me arrestimin e Aqif Bezatit është ngushtuar shtegu i vendeve ku dyshohet se fshihet dhe strehohet i shumëkërkuari Talo Çela.

Ndërkohë në njoftimin e Policisë së Elbasanit gjatë ditës së sotme thkeksohej se gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Aqif Bezati janë gjetur dhe sekuestruar: një armë zjarri kallashnikov, një pistoletë, 6 granata dore, 3280 fishekë pistoletë dhe kallashnikovi, 5 krehra fishekësh, 3.6 kilogramë kanabis, 75 bimë të thata të dyshuara opium.

Gjithashtu, në banesën e shtetasit Aqif Bezati janë gjetur dhe sekuestruar edhe 3.760.000 lekë të rinj, 5000 paund dhe 8950 euro, të cilat dyshohet se ky shtetas i ka përfituar nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve dhe të trafikimit të armëve.

Gjithashtu policia ka ushtruar kontroll në banesën e shtetasit V. D., i cili ka lidhje shoqërore me shtetasin A. B. Në këtë banesë janë gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu dhe 55 fishekë arme gjahu, të cilat shtetasi V. D. i mbante pa leje.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi A. B. ushtronte veprimtari kriminale në fushën e kultivimit, prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kandidati për kongresmen publikon pamje duke kryer marrëdhënie seksuale: Të legalizojmë prostitucionin

Story i radhës

Shtatzënë për herë të tretë? Reagon Elita Rudi

Të fundit nga