deshtimi per marreveshje bislimi serbia sishte konstruktive lajcak beri perpjekje te sinqerta 627f8f00ad7a7

Dështimi për marrëveshje, Bislimi: Serbia s’ishte konstruktive, Lajçak bëri përpjekje të sinqerta

May 14, 2022
1 minut lexim

Kryenegociatori i Kosovës në bisedimet në Bruksel, Besnik Bislimi, ka thënë se Serbia edhe njëherë u tregua dekonstruktive në takimet e djeshme. Ai ka falënderuar Emisarin e BE-së, Miroslav Lajcak për siç ka thënë përpjekjet e sinqerta për përfundim të suksesshëm të negociatave për targat dhe energjinë raporton Gazeta Express.

Përkundër pritjeve dhe angazhimit para takimit , Serbia sërish nuk ishte konstruktive në takimet e djeshme në Bruksel. Zgjedhja për pengimin përmes pjesëmarrjes si strategji parësore po rezulton efikase në parandalimin e progresit. Konstruktiviteti dhe kreativiteti nga ana jonë është i nevojshëm dhe i dobishëm, por me sa duket jo i mjaftueshëm. Dua të falënderoj Miroslav Lajcakun për interesin dhe përpjekjet e tij të sinqerta drejt përfundimit të suksesshëm të negociatave për targat dhe energjinë”, ka shkruar Bislimi.

Kryenegociatorët Bislimi e Petkoviq, s’kanë arritur marrëveshje për targat pas takimit të djeshëm në kryeqytetin evropian.

Të dy patën takime bilaterale me Emisarin për dialog, Lajcak, por që mungoi takimi trilateral mes tyre./express

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

standardi i ri amerikan i enkriptimit eshte ndertuar per ti rezistuar kompjutereve kuantike 627f87b9dbc08
Story i mëparshëm

Standardi i ri Amerikan i enkriptimit është ndërtuar për ti rezistuar kompjuterëve kuantikë

rrjeti intelektual mbareshqiptar mban protese 627f8fe9ca2a3
Story i radhës

Rrjeti intelektual mbarëshqiptar mban protesë

Të fundit nga

​24 vjet nga rënia e Komandant Tigrit

5 Shkup, 25 maj – Sot mbushen 24 vjet nga rënia e dëshmorit Fadil Nimani – Komandant Tigri. Fadil Nimani ishte nga Gërgoci i Gjakovës, një ushtar shqiptar dhe dëshmor i luftës
ShkoLartë