deshmuan eksperte ne gjykimin per zjarrin ne spitalin modular ne tetove 67eed5185f3b6

Dëshmuan ekspertë në gjykimin për zjarrin në spitalin modular në Tetovë

April 3, 2025
min lexim

Tetovë, 3 prill – Në fazën e procedurës dëshmuese sot në Gjykatën themelore Tetovë mbi pesë orë zgjati seanca kryesore në procesin gjyqësor për të akuzuarit Florin Besimi dhe Artan Etemi si dhe personin juridik IPSH Spitali klinik, për vepër penale “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”, lidhur me zjarrin në spitalin modular në të cilin jetën e humbën 14 persona. Para Gjykatës dëshmuan dhe u dëgjuan ekspertë të cilët gjatë hetimit përpiluan ekspertiza.

Ekspertë i parë i autorizuar gjyqësor për elektroteknikë, Irfan Shaqiri para Gjykatës arsyetoi se me urhdër të Prokurorisë publike ka kryer ekspertizë për indikacionet e mundshme për paraqitje të zjarrit në objektin e spitlait modular për gjykimin e parë dhe mbetet në faktet e paraqitura në atë raport.

Gjatë pyetjeve të parashtruara nga Prokuroria ai tha se e tërë procedura për sjellje të energjisë elektrike nga trafostacioni deri tek objekti i modifikuar i quajtur spital modular është bërë nga dy persona të pakualifikuar, të punsëuar në Spitalin klinik.

“Në komunikim me ta lidhur me caktimin e llojit të përçuesit ata nuk ofruan dokument. Thanë se janë bërë përllogaritje në bazë të bisedës me elektripistë më të moshuar të cilët u thanë se çfarë kabllo të përdorin nga trafostacioni në mënyrë që të ketë rrymë në objekt”, tha Shaqiri.

Në pyetjen e mbrojtjes, nëse dakordohet me pyetjen se instalimi është kryer në kundërshtim me standardet, eksperti u përgjigj me “po”.

Rubin Boshkoski nga Ministria e Punëve të Brendshme i cili kreu hetim forenzik, theksoi se gjatë raportit të ekspertizës kanë konstatuar shkaktim të dëmit mekanik në kabllon vazhdues për shkak të ndrydhjes, në të cilin ka qenë i kyçur defibrilatori.

“Temperatura e lartë shkaktoi djegien e izolimit të kabllos dhe shkaktim të flakëve”, theksoi Boshkovski.

Në pyetjen nëse gjatë kontrollit janë vërejtur aparate zjarrfikëse, Boshkovski tha se nuk janë evidentuar në spital.

Ka dëshmuar edhe profesoresha Anita Grozdanova nga Fakulteti Teknologjik-Metalurgjik e cila ka ekzaminuar materialet nga të cilat është ndërtuar spitali modular.

“Materialet për përpunimin e kontenjerit të parafabrikuar i plotësojnë kërkesat sipas specifikimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të njejtat janë analizuar sipas procedurave për përbërje adekuate për të cilën garantoj”, tha profesoresha Anita Grozdanova.
Nga Fakulteti Teknologjik-Metalurgjik, ka dëshmuar edhe Sveto Cvetkovski, i cili i ka ekzaminuar materialet të cilat janë shfrytëzuar gjatë ndërtimit të objekteve të përkohshme të njohura si spitale modulare. Edhe ai konfirmoi se materialet e metalit janë sipas specifikimit të urdhëruar nga Ministria e Shëndetësisë.

Profesorët universitar Vllatko Stoilkov dhe Vladimir Dimçev nga Fakulteti për Elektroteknikë dhe Teknologji të Informacionit pranë Universitetit “Shën Cirili e Metodi” në Shkup, kanë përgatitur konstatim dhe mendim në formë të shkruar për atë nëse spitalet modulare janë ndërtuar sipas detyrës projektuese me kërkesën e organit të dakorduar.

“Sipas rekomandimeve të Bankës Botërore në Maqedoni ka pasur katër objekte standarde, ndërsa në Tetovë është ndërtuar një objekt standard me shenjën CE (latinisht C). Në hapësirat e këtyre objekteve, në një krevat ka pasur nga një prizë  për energji elektrike për një person dhe një prizë për oksigjen”, tha Stoilkov.

Për profesorin Vladimir Dimçev nuk kishte pyetje tjera, ndërsa ai tha se mbetet në qëndrimet e dhëna në konstatimin dhe mendimin me shkrim.

Pas dëgjimit të ekspertëve mbrojtja kërkoi të dëgjohen edhe ekspertët nga Gjermania të cilët kanë përpunuar një raport. Gjyqtari Rexhep Musa theksoi se sipas udhëzimeve të Gjykatës më të lartë të Apelit propozimi i mbrojtjes refuzohet.

“Ekzistojnë mjaft dëshmi për rrethanat e ngjarjes, theksoi gjyqtari.

Gjyqtari e ndërpreu debatin kryesor për shkak të mbarimit të orarit të punës dhe e caktoi për më 8 prill në orën 09:30 minuta kur parashikohet të lexohen dëshmitë me shkrim nga mbrojtja, ishin caktuar edhe dy termine më 22 dhe 28 prill gjithashtu në orën 09:30 minuta.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

durmishi xhaferit ne kohen tuaj ndodhen shume fatkeqesi por asnje pergjegjesi tani 34 persona po perballen me drejtesine 67eed513cab02
Story i mëparshëm

Durmishi, Xhaferit: Në kohën tuaj ndodhën shumë fatkeqësi por asnjë përgjegjësi, tani 34 persona po përballen me drejtësinë

trump produkt qe e ka prodhuar amerika frrok cupi i beri nder kontinentit evropen e zgjoi nga gjumi 67eeda78684ad
Story i radhës

“Trump, produkt që e ka prodhuar Amerika”/ Frrok Çupi: I bëri nder kontinentit, Evropën e zgjoi nga gjumi

Të fundit nga

​Bie borë në Kosovë

Në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën, aktualisht po bie borë. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën parashihet një ndryshim i shpejtë në shtresat e ulëta dhe të mesme të atmosferës
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë