80 vite më parë, shqiptarët e krahinës së Çamërisë përjetuan një nga masakrat më të tmerrshme të spastrimit etnik nga forcat greke.
Inside Story sjell në dokumentarin e kësaj të mërkure, rrëfime rrëqethëse nga dëshmitarët e fundit të kësaj masakre që janë ende gjallë.
Ata, janë të moshuar që në atë periudhë, kanë qenë fëmijë dhe kanë parë se si u janë vrarë familjarët para syve vetëm pse ishin shqiptarë.
Në masakrat e Parimithisë, Filatit apo Pargës dhe fshatrat përreth humbën jetën rreth 3 mijë shqiptarë civile te paarmatosur.
Po aq sfilitës ishte edhe rrugëtimi më këmbë drejt Shqipërisë, gjatë të cilit humbën jetën edhe rreth 2500 të tjerë nga uria dhe të ftohtët.