Dëshmia e Dumanit, Demalia: SPAK do të mbrojë shtetarët, të merret në mbrojtje pronari i medies i kërcënuar

min lexim

Analisti Ilir Demalia duke folur për dëshminë e Nuredin Dumanit u shpreh se Shqipëria është në një gjendje të rëndë.

Ai tha se në dëshmitë e Dumanit del që janë organizuar segmente politike për vrasjen e një njeriu të medies në Tiranës.

Ai shtoi se nëse SPAK-u do të ishte një organizëm për hetimin e krimit, do ta merrte në mbrojtje pronarin e medies.

Demalia: Shqipëria është në një gjendje të rëndë. Ku ka një vend që ndëshkohet për nxjerrjen e një sekreti, edhe pse nuk është sekret shtetëror. Ky është sekret për shtetarët, sepse nga dëshmia e Dumanit del që janë organizuar segmente politike për vrasjen e një njeriu të medies në Tiranës. për kë bëhej fjalë? Dihet se kush janë pronarët e medieve kryesore në vend. Kush është njeriu që ruhet me bodigardë? Dihet se kush.

Nëse SPAK-u do të ishte një organizëm për hetimin e krimit, do ta merrte në mbrojtje pronarin e medies. Në një vend normal edhe krimineli që është në burg, merret she transferohet në një burg tjetër. SPAK-u në vend që të shqetësohet për këtë gjë, shqetësohet se mos u dalin sekretet politikanëve. Aty thuhet se grupet politike kanë organizuar disa raste për të eliminuar pronarë mediesh.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

WB6: Ballkani i Hapur do të konkurrojë negativisht me Procesin e Berlinit

Story i radhës

Nga Meksika do të vija me medalje

Të fundit nga