deshironi te bini nga pesha vetem duke ecur zbuloni sekretin qe fshihet pas 67d57018ed953

Dëshironi të bini nga pesha vetëm duke ecur? Zbuloni sekretin që fshihet pas

March 15, 2025
1 minut lexim

Për të ruajtur një trup të shëndetshëm, dy faktorët kryesorë janë aktiviteti fizik i rregullt dhe një regjimi i shëndetshëm ushqimor. Nëse këto dy elemente respektohen çdo ditë, mund të shmangni shqetësimet për peshën tuaj.

Sidoqoftë, shumë njerëz fillojnë regjime të ndryshme çdo vit për të humbur kilogramë ose për të mbajtur trupin në formë.

Një nga mënyrat më të thjeshta dhe të njohura për këtë është ecja. Edhe pse të gjithë ecim, ka disa truke të vogla që mund të bëjnë këtë aktivitet më efikas.

Për të ruajtur një trup të shëndetshëm dhe për të ndihmuar tretjen më mirë të ushqimeve, është e rekomanduar të ecni të paktën 10 mijë hapa në ditë.

Po ashtu, për të humbur kilogramët e tepërt vetëm me ecje, mund të ndryshoni ritmet e ecjes.

Filloni me një ecje të ngadaltë për 10 minuta për të ngrohur muskujt dhe më pas alternoni ecjen e shpejtë dhe të ngadaltë për 30 sekonda secila. Përsëriteni këtë për të paktën 9 herë si një cikël të vazhdueshëm.

Pas një muaji të kësaj rutine, mund të shihni ndryshime të dukshme në trupin dhe mendjen tuaj.

Ekspertët sugjerojnë se mjaftojnë vetëm 30 minuta ecje çdo ditë për të ulur rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, për të forcuar kockat dhe për të reduktuar mundësinë e zhvillimit të sëmundjeve si obeziteti, kanceri, diabeti dhe kolesteroli i lartë.

Gjithashtu, ecja ka përfitime të jashtëzakonshme për shëndetin mendor, pasi lufton stresin, ankthin dhe simptomat e depresionit, duke ndikuar gjithashtu në përmirësimin e humorit dhe në reduktimin e zemërimit.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

panik per kryeministrin kroat dergohet ne spital per shkak te problemeve me zemren 67d56e5c3293b
Story i mëparshëm

Panik për kryeministrin kroat, dërgohet në spital për shkak të problemeve me zemrën

iseni dje ka perfunduar instalimi i agregateve ne poliklinikat ne gjorce petrov dhe idadija 67d57451309e8
Story i radhës

Iseni: Dje ka përfunduar instalimi i agregatëve në poliklinikat në Gjorçe Petrov dhe Idadija

Të fundit nga

Lista e bursave Shpresa Olimpike 2025

KOK edhe këtë vit do të vazhdojë përkrahjen për sportistë përmes bursave “Shpresa Olimpike 2025”. Janë gjithsej 40 sportistë (20 djem dhe 20 vajza) të rinj të cilët do të mbështeten me
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë