Dëshira për miqësi ndikon në vlerësimet tona fizike për të panjohurit

August 15, 2023
min lexim

Njerëzit priren t’i shohin ata që nuk i njohin në një dritë më pozitive fizikisht nëse duan të jenë miq dhe presin të kalojnë kohë me ta. Kështu ka treguar një studim i ri i botuar në buletinin Personality and Social Psychology.

Gjetjet ofrojnë dëshmi se interesi për një miqësi me një të huaj ndikon në vlerësimet e atributeve të tyre fizike.

Hulumtimet e mëparshme psikologjike kanë treguar se ne priremi të besojmë se jemi më të mirë se mesatarja dhe se miqtë tanë dhe familja janë gjithashtu më të mirë.

Studiuesit donin të dinin nëse kjo pikëpamje pozitive ndodh edhe kur takojmë njerëz të rinj që nuk i njohim. Ata ishin kuriozë nëse ne gjithashtu i vlerësojmë të huajt ndryshe nëse mendojmë se mund të bëhemi miq me ta dhe të kalojmë kohë së bashku.

Janë kryer tri studime të ndryshme për të parë nëse njerëzit do të mendonin se të huajt janë më tërheqës dhe të këndshëm nëse presin të bëhen miq me ta.

Njërit grup të pjesëmarrësve iu prezantua personazhi për të cilin iu tha se kishin interesa të ngjashme dhe do të bëheshin miq të mirë, derisa grupit tjetër për të njëjtin personazh iu tha se kishin interesa të ndryshme dhe ndoshta nuk do të bëheshin miq, derisa grupit të tretë iu kumtua informacion neutral në lidhje me preferencat e personazhit (kushti i kontrollit).

Studiuesit zbuluan se pjesëmarrësit që u shtynë të besonin se do të bëheshin miq me personazhin në falë e vlerësuan atë si më të bukur. Kjo ishte e vërtetë si për meshkujt ashtu edhe për femrat. Dukej sikur dëshira për të qenë miq dhe koha e pritur për ta kaluar së bashku, ndikuan në mënyrën se si ata e shihnin pamjen e personit.

Në studimet tjera u përdor metodologji e ngjashme, por këtë herë u testua nëse interesi për miqësi do të ndikonte në vlerësimin e aspekteve të tjera fizike, të tilla si të kesh një erë të këndshme dhe një zë të këndshëm. Hulumtuesit zbuluan se kur njerëzit ishin të interesuar të ishin miq dhe mendonin se do të kalonin më shumë kohë me të, ata mendonin se personazhi dukej më mirë, kishte erë më të mirë dhe kishte një zë më të këndshëm – edhe pse nuk kishte aroma apo tinguj.

Kur njerëzit mendonin se do të kalonin më shumë kohë me dikë, e vlerësonin më pozitivisht për sa i përket pamjes, erës dhe zërit. Kjo tregoi se dëshira për të qenë miq dhe mundësia për të kaluar kohë së bashku ndikuan në mënyrën se si ata e shihnin personin fizikisht. 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Haziri: Pasi prishi marrëdhëniet me Abazoviqin e Ramën, Kurti tani të njëjtën gjë bëri edhe në Maqedoninë e Veriut

Story i radhës

​Messi tremb Inter Miamin, lëndohet në stërvitje

Të fundit nga

Flick me fjalë të mëdha për Pedrin

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick nuk kurseu fjalët e mira për yllin e tij, Pedrin. Ndonëse humbën në derbi ndaj Atletico Madridit, Pedri kishte shënuar gol dhe Flick lavdëroi spanjollin për paraqitjen
ShkoLartë