Deschamps nuk e përjashton kthimin e Pogbas për në Katar

Trjaneri i Francës, Didier Deschamps është optimist se Paul Pogba do të jetë i aftë për të luajtur gjatë muajit të ardhshëm në Kupën e Botës që mbahet në Katar.

Futbollisti i është nënshtruar një operacioni në gjurin e tij të djathtë dhe trajneri francez është shprehur optimist në lidhje me përparimin e mesfushorit. 

“Programi i tij po shkon mirë. E rëndësishme është që ai të shërohet. Para se të mendoj nëse do ta thërras, ai duhet të shërohet”, ka thënë Deschamps.  

Pogba që nga debutimi i tij në vitin 2013 për Francën ka nëntëdhjetë e një ndeshje të luajtura dhe njëmbëdhjetë gola, përfshirë edhe një në finalen e vitit 2018. 

Pogba nuk ka bërë ende një paraqitje për Juventusin që nga kthimi nga Manchester United në korrik.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Meghan Markle: Unë u reduktova në një bimbo në Deal ose No Deal

Story i radhës

Nesër nis asfaltimi i segmentit rrugor Besi-Podujevë, lloti 4

Të fundit nga