Trajneri i Francës, Didier Deschamps e ka ftuar Boubacar Kamara të Aston Villës në vend të Adrien Rabiotit të Juventusit, i cili ka pësuar një lëndim të vogël dhe po e lënë jashtë atë kohë pas kohe
Edhe pse fillimisht mesfushori 27 vjeçar francez fillimisht ishte ftuar për ndeshjet e Francës në Ligën e Kombëve kundër Austrisë dhe Danimarkës, por prezenca e tij ishte në dyshim për shkak të një lëndimi në kofshë, i cili e la atë jashtë përballjeve kundër Fiorentinas dhe Salernitanas. Rabiot është lidhur me një kalim në Manchester United këtë verë por në fund mbeti në Juventus.
Siç thekson Calciomercato.com, Rabiot është larguar nga skuadra e Francës për shkak të një lëndimi në kofshën e tij të majtë, duke detyruar Deschamps që ta thërras mesfushorin e Aston Villës, Kamara në vend të tij.
Francezi nuk është së ka bindur shumë në Torino nën urdhrat e Massimiliano Allegri, pasi që ai është duke përformuar më ulët së duhet në mesfushën e Bardhezinjve.
Prej arritjes së tij më 2019, Rabiot ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë tetë asiste në 133 paraqitje.