Deschamps mer vendimin mbi shiritin dhe konfirmon zgjedhjen

min lexim

Në mungesë të Kylian Mbappé (25), i përjashtuar në mënyrë të diskutueshme nga skuadra e Francës dhe Antoine Griezmann (33), i cili njoftoi një tërheqje shokuese nga futbolli ndërkombëtar, Didier Deschamps duhej të caktonte një kapiten të ri për Nations League kundër Izraelit dhe Belgjikës.

Mike Maignan, Ibrahima Konaté dhe Jules Koundé ishin të gjithë në garë per shiritin, por në fund ishte Aurélien Tchouaméni ai që pati nderin të mbante shiritin në krahë në Budapest kundër Izraelit të enjten.

Megjithatë, para asaj ndeshje, Deschamps la të kuptohet se kapiteni mund të ndryshojë sërish per ndeshjen e së hënës kundër Belgjikës.

“Për të hënën, ne do të shohim, dhe pas ndeshje kësaj gjithashtu do te shohim ne te ardhmen” tha Deschamps në fillim të kësaj jave në përgjigje të pyetjes së shiritit.

Megjithatë, pasi Tchouameni kishte mbajtur atë shirit në fitoren 4-1 ndaj Izraelit, lojtari i Real Madrid tani duket se do ta mbajë atë edhe kundër Belgjikës.

Si masë paraprake, mesfushori i Real Madridit ka munguar në stërvitje të shtunën, por nëse ai është mjaftueshëm në formë për të filluar, ai do të jete kapiten, me sa duket. “Nëse ndihet mirë dhe luan, ai do të jetë kapiten”, konfirmoi Deschamps në një intervistë për Téléfoot.

Nje vendim qe mund te sjelle jo pak pakenaqesi mes Maignan, Konate dhe Kounde, sipas medieve franceze.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Bie koalicioni qeverisës/ Islanda shkon në zgjedhje të parakohshme në nëntor

Story i radhës

ASH zgjodhi kryetarët e degëve në Strugë dhe Kërçovë

Të fundit nga