Deschamps, ironik: E shoh që e njihkeni mirë Australinë!

November 22, 2022
1 minut lexim

Didier Deschamp u tregua kritik ndaj gazetarëve në konferencën për shtyp para sfidës së parë me Australinë. Në mungesë të pyetjeve për kundërshtarin, trajneri i “Gjelave” komentoi me ironi:

“E shoh që ju e njihni shumë mirë Australinë, sepse nuk më keni bërë asnjë pyetje për rivalin”.

Ndryshimet nga mungesa e Benzemasë: “Ka disa opsione, i kishim edhe kur Benzema ishte me ne. Nuk do të ndryshojmë shumë për shkak të mungesës së Karim.”

Giroud, si alternativë: “Ka aftësi të mëdha dhe është një sulmues që, edhe nëse nuk shënon, është gjithmonë i dobishëm, sepse i bën të tjerët të shënojnë”.

Pse nuk u zëvendësua Benzema: “Jemi 25 veta dhe mendoj se ka shumë opsione dhe ka lojtarë që nuk do t’i përdorim në të njëjtën mënyrë. Mendoj se me atë që kemi, ne jemi gati”

Gjendja e Camavingas dhe Varane: “Nuk ishte serioze dhe kjo është arsyeja pse Camavinga nuk u stërvit dje. Nuk ka asnjë problem dhe do të jetë në dispozicion sot. Varane po bën mirë, ai është i disponueshëm për lojën që na pret”.

Evolucioni i Mbappésë që nga viti 2008: “Kylian ishte i ri dhe është ende. Ishte tashmë i pjekur atëherë dhe është më shumë tani. Është më i njohur në mbarë botën. Gjithmonë bën diferencën dhe ne do të kemi nevojë për të. Është nga të paktët që mund të jetë vendimtar në çdo moment”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

‘A nuk jemi edhe ne njerëz?’/ Zbardhet telefonata tronditëse e ushtarit rus me të dashurën

Story i radhës

Shqipëri, arrestohet 34-vjeçari që u konfliktua me babain e tij

Të fundit nga

ShkoLartë