Dervishi: Shqipëria ka probleme në cilësinë e demokracisë dhe zgjedhjeve

1 minut lexim

Gazetari nga Shqipëria, Lutfi Dervishi, hapjen e grup-kapitujve të parë për anëtarësim në Shqipërisë në BE e ka vlerësuar historik.

Ai ka thënë se kjo do të mundësojë një proces të transformimit të vendit, megjithatë ka thënë se cilësia e demokracisë dhe mentaliteti politik nuk përkon me nisjen e këtij angazhimi drejt transformimit të vendit.

Dervishi ka thënë se Shqipëria ka bërë hapa prapa sa i përket zgjedhjeve dhe se nuk pret që edhe ato të vitit të ardhshëm të kalojnë pa probleme.

“Cilësia e demokracisë së brendshme, ndryshimi i kulturës dhe mentalitetit politik nuk përkon me këto angazhimet teknike apo transformimin teknik do të pësojë vendi. Ka pasur një pritshmëri që kur vendi u fut në NATO sjellja e akterëve politik do të ishte ndryshe… Në zgjedhje Shqipëria ka bërë hapa prapa, personalisht kam shumë pak shpresë se zgjedhjet e vitit 2025 do të kalojnë pa probleme dhe rezultatet e fituesit të njihen edhe nga humbësi”, tha ai.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Rita Ora shpërthen në lot teksa në koncert këndon duetin që ka me Liam Payne

Story i radhës

Hasani: Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit veprimi më i dëmshëm që nga Kuvendi Prizrenit

Të fundit nga