Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedim penal në lidhje me kallëzimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), për ndërhyrjen në sistemin TIMS, për “Shpërdorim detyre” dhe “Ndërhyrje e pa autorizuar”.
Në kuadër të këtyre hetimeve, Prokuroria i ka kërkuar AMP të marrë në pyetje të gjithë zinxhirin drejtues dhe efektivët bazë që kanë pasur lidhje me rastin konkret.
Pikërisht kjo çështje ishte pjesë e diskutimit në emisionin “Ora e Betit” në “Ora News”, ku gazetari Ferdinand Dervishi zbardhi të gjithë kronologjinë e skandalit që është i barazvlefshëm me atë çfarë ndodhi më 21 janar të vitit 2011.
Ferdinand Dervishi: E-maili i punonjësve të policisë që njoftojnë ngjarjen i është dërguar SPAK-ut në dy adresa, shërbimit sekret në dy adresa, dhe në disa media që janë kritike të qeverisë. Ai është një e-mail dëshpërues i një grupi njerëzish që panë me sytë e tyre se çfarë ndodhi, se si nuk reagoi askush. Dhe kjo ishte një përpjekje e fundit, që edhe pse e dëshpëruar për të lëvizur shtetin, por që funksionoi.
Kishte ndodhur kjo gjë që krejt papritur që rreth orës 2 – 2:30 të pasdites të datës 2 gusht, drejtori i sapoemëruar në atë kohë, dhe i ardhur nga shoqëria civile si specialist, dhe jo siç vihet në Polici, dhe i graduar për mua në mënyrë të paligjshme pasi ai me detyrë është në rangun e zv. Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Ky njeri është marrë nga AKSHI si specialist për të bërë punën e specialistit, dhe jo të drejtojë atje. Dhe të gjitha këto janë shkelur me emërimin e tij (Ervin Muçës), pasi ai u emërua brenda 4 ditëve nga kalimi nga njëri institucion tek tjetri. Por kush është ky njeri? Ai më herët kishte qenë nën hetim në gjendje të lirë për skandalin e rrjedhjes së të dhënave tek Tatimet. Ku një vartëse e kishte njoftuar këtë njeri për shkeljet që ajo kishte gjetur në këtë rast, dhe çuditërisht kjo grua që e denoncoi këtë si problem sot është njëra nga dy të dënuarat për këtë ngjarje. Dhe unë nuk e kuptoj se si ka funksionuar drejtësia.
Më shumë rëndësi që ka ndodhur atë ditë ka një tjetër fakt.
Ai mori njerëz nga jashtë Policisë, nga kompani private, për të bërë atë gjënë që vartësit e tij nulk pranuan ta bëjnë.
Ata q ëe ishin aty e kuptuan se ishte një aksion i jashtëligjshëm ndaj nuk mund ta pranonin. Pra u futën nga jashtë njerëz të huaj që të merrnin të dhëna nga Policia e Shtetit.
Në momentin që vartësit, duke filluar nga zëdhënësi i tij, që duke lavdëruar, nisën të komunikonin me eprorët që këtu po bëhet një vepër penale dhe askush nuk lëvizte për asgjë. Pra nuk funksiononte policia dhe askush tjetër. Në atë moment është dhënë urdhri që t’i shkëputej interneti këtij që po dërgonte e-mail. Përveç kësaj është dhënë urdhri për fshirjen e provave se çfarë po ndodhte dhe fikjen e kameras brenda.
Dhe e gjitha kjo ka ndodhur rreth orës 14:30 e datës 2 gusht deri në orën 10:00 të ditës tjetër, pra për 20 orë. Pra për 20 orë për mua shteti ka rënë. Është e barabartë me atë çfarë i ra Sali Berishës më 21 janar kur nuk u zbatuan urdhrat e arresteve nga Policia për gardistët.