Dervishaj: Trajneri të kryen punën vetëm si trajner e jo t’i ketë dy a tri punë apo biznese 

min lexim

Volejbolli i Kosovës nuk është në nivelin e dëshiruar, dëshmia më e mirë janë rezultatet e dobëta për vite me radhë qoftë me klubet qoftë me Kombëtaret e Kosovës të femrat dhe të meshkujt.

Trajner i mirënjohur, Bujar Dervishaj, aktualisht trajner i Qendrës nacionale të volejbollit në Zvicër, flet pa dorëza për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Dervishaj shpreh shqetësimet e tija dhe tregon pse nuk ka pranuar të udhëheq kombëtaren e Kosovës.

Image

Bujar Dervishaj

Legjenda e volejbollit, habitet se si i gjithë komuniteti i volejbollit tw Kosovws udhëhiqet nga dy – individë dhe po ashtu thotë se një trajner duhet të ketë edhe një apo dy asistent të tij, jo një trajner të ketë 20-30 apo 40 fëmijë.   

“Bota sot”: Bujar, si e sheh volejbollin në Kosovë, ka rritje apo stagnim?

Bujar Dervishaj: Për të ec përpara me volejbollin e Kosovës na duhen dy gjëra: Pa një filozofi dhe trajnim të njëjtë tek Shkollat e Volejbollit ne nuk do të prodhojmë shumë lojtar të cilësisë botërore, të cilët do të luanin nëpër Ligat e forta Evropiane dhe e dyta, sa me shumë Yje që do të kemi aq ma mirë dhe me lehtë do të jetë, se ata do të ishin shembull për gjeneratat e reja të cilat do të vijnë. 
 

Dhe duke parë se çka i duhet volejbollit tonë në bashkëpunim me Federatën e Volejbollit, bëra Projektin për Akademinë e Trajnerëve për Volejboll e cila gjë u aprovua nga Komiteti Olimpik dhe besoj se shpejti do të filloj. Projekt i cili do të prodhoj trajner të rinj dhe sa më shumë të investojmë te ata aq më shumë do të kemi cilësi nëpër shkollat e volejbollit të cilat janë shumë në Kosovë dhe me shumë masë të madhe, kështu që me përkushtim e durim të gjejmë “Diamant” apo Yje të së ardhmes tek kjo masë. 

“Bota sot”: Një kohë keni mbajtur trajnime me volejbolliste dhe volejbollistë në Kosovës, çfarë iu mungon?

Bujar Dervishaj: Po seminari i fundit që kam mbajt në bashkëpunim me FVK ishte në dhjetor të vitit të kaluar, ku ishin 63 trajnerë dhe shfrytëzova rastin të sjell nga Zvicra në bashkëpunim me Federatën e Volejbollit të Kantonit Aargau material apo pajisje për 6 ekipe. 
Çdo Seminar apo ide që e kam e kam bërë pa lekë dhe i vetmi qëllim ishte dhe do të jetë në të ardhmen që këtë zanat dhe përvojë time t’ju ofroj trajnerëve të rinj.

“Bota sot”:  Kush janë fajtorët që volejbolli nuk po shënon rezultate më të mira?

Bujar Dervishaj: Me pyete se çka ju mungon? Ju mungon sipas mendimit tim një filozofi e trajnimit sa me e thjeshtë dhe e lehtë të shpjegohet dhe trajnohet tek shkollat dhe ekipet. 
Ndërsa kush është fajtor unë nuk e di por mendoj se çdo Federatë, Shkollë apo Ekip të ketë më shumë kuadro dhe njerëz e jo të udhëhiqen nga një person (one man show thonë anglezet) dhe trajneri të kryen punën vetëm si trajner e jo t’i ketë dy a tri punë apo biznese. 
Dhe me duhet fatkeqësisht ta ceki se mentaliteti sportiv është thjesht i keq sepse mungon modestia dhe çka është më qesharakja ata edhe vetveten e emërojnë si baba apo babëgjyshi i volejbollit, ndërsa kur te dalin jashtë Kosove e shohin realitetin se ende janë bebe të vogla. 

 “Bota sot”: Djali juaj luan për Kombëtaren e Gjermanisë, një sukses i madh, sikur të ishte punuar pak më vëmendshëm në Kosovë, a do të kishim edhe shumë si Leoni?

Bujar Dervishaj: E ceka edhe më lartë se sa më shumë të kemi lojtarë apo “Yje” aq më mirë do të jetë për gjeneratat e reja që vijnë dhe me një Leon Dervishaj, Gazmend Husaj, Rukije Muja e disa të tjerë është pak dhe jam i sigurt me punë të mirë do të kemi edhe më shumë… 
Mirëpo komuniteti i volejbollit është shumë pak i informuar për këta emra dhe bënë shumë pak për këta lojtarë e kush është aty fajtor nuk është problemi im por sa më shumë bëjmë reklam aq më shumë do të përfitojmë tek gjeneratat e reja dhe ato të informohen se nëse bëhesh lojtar i mirë mundesh edhe të jetosh nga volejbolli.

Momentalisht kemi këta lojtarë të cilët kane kontrata 6 – shifrore por këtë gjë nuk e dijnë gjeneratat e reja dhe paramendoni njëkohësisht ke mundësinë të kryesh studimet dhe të luash profesionalisht. 

“Bota sot”: Sa janë të organizuar klubet në Kosovë për dallim nga ato zvicerane dhe gjermane?

Bujar Dervishaj: E ceka edhe më herët puna dhe përgjegjësia rreth organizimit të një shkolle, ekipe apo federate të ndahet dhe secili të merr përgjegjësinë e tij. Psh: një trajner të ketë edhe një apo dy asistent të tij e jo një trajner të ketë 20-30 apo 40 fëmijë në një trening plus të merret me pagesa, material etj. etj. 

Thjesht e kam frikën se Shkollat e Volejbollit të mos bëhet vetëm biznes por t’ju ofrojnë atë që ju duhet lojtarëve të rinj e të reja. 

“Bota sot”: Po si e sheh volejbollin femëror, a kemi mungesë lojtaresh cilësore?

Bujar Dervishaj: Për volejbollin femëror nuk do te them shumë por e di se tek femrat ka shumë më shumë që merren me volejboll, se tek meshkujt është më lehtë të prodhohen Yje por a është arrit ajo nuk ma merr mendja dhe rezultatet jashtë Kosove nuk janë edhe diçka të mira. 

“Bota sot”: A po lihen anash emrat që duhet të angazhohen në kombëtare dhe në klube, apo e kanë hapësirën e merituar?

Bujar Dervishaj: Çdo person i cili është marr dhe merret me volejbollin duhet të ketë hapësirën e vet dhe jo i gjithë Komuniteti i volejbollit të udhëhiqet nga 2 apo 3 persona…

“Bota sot”:  A do të pranoni ta drejtoni Kombëtaren e Kosovës, meshkujt apo femrat. nëse iu ofrohet kjo mundësi?

Bujar Dervishaj: Jo, sepse caku im është të merrem me startimin dhe udhëheqjen e Akademisë së Trajnerëve, që të kemi trajner sa me kualitativ në të ardhmen. 

Ndërsa para disa viteve mu ofrua posti që ta udhëheq Kombëtaren e meshkujve, mirëpo nuk u realizua sepse ideja ime ishte që të grumbulloj lojtarë të rinj dhe të punojmë në një cikël prej 3 viteve e pastaj të dalim në arenën ndërkombëtare e të shohim se ku jemi. Mirëpo nuk u dakorduam se udhëheqësit e atëhershëm dëshironin gjithsesi të dalin jashtë dhe rezultatet që kishin pastaj ishin katastrofale… 

Herën e fundit që bëra një koment dhe dikush nga komuniteti i volejbollit kishte thënë (mbet anonim deri tash) se Bujari nuk është në Kosovë dhe po gjuan nga korneri me moton: Se nuk i njeh gjërat se si shkojnë këtu!? Mirëpo iu përgjigjem se unë i di gjërat shumë më shumë se ju që mendoni dhe goditjet e mija nga korneri mund të shënoj edhe gol direkt sepse sporti im i parë ishte futbolli dhe isha golashënuesi me i mirë në Ligën e pionierëve me 19 gola. 

Për në fund, mua me interesojnë së pari vetëm projektet dhe puna konkrete e pastaj shoqëria apo kafja nëpër restorantet e bukura të Prishtinës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Krasniqi: Mitrovicës i duhet mbështetje më e madhe nga niveli qendror

Story i radhës

Të dashurohesh me persona që nuk i ke takuar kurrë, pse ndodh

Të fundit nga