Dermaku: Mos e jepni letërnjoftimin gjithkund

December 31, 2024
1 minut lexim

Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dermaku, u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos e japin letërnjoftimin gjithkund.

Sogojeva-Dermaku ka thënë se letërnjoftimi mund të kërkohet vetëm nga institucionet shtetërore dhe bankat në rastet kur ligji i ka paraparë se duhet.

Ndërkaq, për bizneset të cilat e kërkojnë lënien e letërnjoftimit në këmbim të një shërbimi, Sogojeva-Dermaku ka thënë se nga Agjensia për Informim dhe Privatësi duhet të bëjë ankesë.

“Normalisht që nuk është në rregull dhe normalisht që kjo kërkon që ta kemi një ankesë ne si agjensi dhe unë besoj që shumë shpejt ato biznese të caktuara që mund ta bëjnë një gjë të tillë do ta ndalojnë një praktikë të tillë. Përndryshe leternjoftimi nuk lejohet në shumë raste letërnjoftimi ka vetëm te kontrollues të caktuar që mund të ipet por atë që bëj thirrje përsëri te qytetarët mos e ofroni letërnjoftimin gjithkund. Letërnjoftimi mund të kërkohet nga institucione shtetërore, nga bankat me rastet kur ne kërkojmë shërbimet dhe së cilat ligji i ka paraparë se pa letërnjoftim nuk mund të përfundohen, përndryshe as edhe njëherë tjetër letërnjoftimi nuk lejohet të merret nga ana e kontrolluesve”, ka deklaruar ajo.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ai do t’u sigurojë më shumë gola?

Story i radhës

Ushqimet fatsjellëse që s’duhet të mungojnë në tavolinën e Vitit të Ri

Të fundit nga

E konfirmon edhe trajneri Baroni

Nuk ka dyshime, Lacio bën prapaktheu! Elseid Hysaj do të jetë në fundjavë në derbin e kryeqytetit ndaj Romës në kampionat. Lajmi është konfirmuar nga vetë trajneri Baroni, i cili në konferencën
ShkoLartë