“Derisa VMRO-DPMNE-ja ka nisur betejën për ta rigjykuar 27 prillin e vitit 2017, VLEN që në fushatë zgjedhore kishte premtuar hapjen e rasteve të montuara politike kundër shqiptarëve, po qëndron duarkryq”
Të pyetur për atë se ku ka mbetur premtimi parazgjedhor për rastet ndaj shqiptarëve për të cilat këmbëngulnin se janë të montuara politikisht, sidomos gjatë fushatës zgjedhore, VLEN nuk ka përgjigje konkrete. Në vend të kësaj në përgjigjen me shkrim flet kryesisht për ngjarjet e përgjakshme në Kuvend.
“Kjo datë mbetet një nga më të errëtat në historinë e re të vendit. Aty, ndër të tjerët, u sulmua brutalisht dhe u plagos rëndë edhe Ziadin Sela, i cili në fakt u bë viktimë si pasojë e shfaqjes së urrejtjes etnike nga një pjesë e dhunuesve. Prandaj, qëndrimi ynë është se kjo njollë e errët nuk duhet të shihet përmes prizmit të politikës ditore, por ekskluzivisht përmes prizmit të drejtësisë”, deklaruan nga VLEN.
*27 prilli data më e errët në historinë e vendit
*Kjo njollë e errët nuk duhet të shihet përmes prizmit të politikës ditore, por të drejtësisë
Para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2024, por dhe pasi u bë pjesë e Qeverisë, VLEN zotohej se të gjitha proceset do të rishikohen, por 2 vjet më vonë nuk u hap asnjë rast, madje as rasti “Alfa”, për të cilin VLEN kishte kritikuar më së shumti BDI-në./Alsat.mk.
Burimi: lajmpress.org



