Derisa nuk kemi himn gjithëpërfshirës, nuk mund të intonohet himni përjashtues!

December 20, 2024
min lexim

Shkup, 20 dhjetor – Vendim i jashtëzakonshëm që vulos një veprim me maturi e pjekuri politike. Tërheqja e ligjit për shkollat e mesme me çka obligoheshin për intonimin e himnit është vendim që zbut tensionet ndëretnike. Koalicioni VLEN si pjesë e qeverisë me garancë të plotë kishin konstatuar se ky ligj nuk do të kalojë, derisa opozita shqiptare BDI ngriste pluhur se ky ligj është anti-shqiptarë. E sot ky debat mori fund me çka VLEN krekosen se kanë arritur pa zhurmë ta heqin këtë ligj, e BDI thotë se ky është rezultat i reagimit të popullit, shkruan Zhurnal.

Ligji nuk kaloi fituan shqiptarët –

Edhe përkundër faktit se edhe pas tërheqjes së këtij ligji partitë shqiptare po vrapojnë pas meritave një gjë duhet të thuhet e shkruhet qartë e troç. Nëse ky ligj kishte kaluar nuk do mend se do të akuzoheshin për paaftësi partitë shqiptare pjesëmarrëse në koalicionin qeverisës, e tani këta do të fajësoheshin në rast se kalonte ligji tani meritat për mos kalimin e ligjit duhet të takojnë koalicionit VLEN.

Por, e rëndësishme është pa dallime partiake nga ky shfuqizim i ligj fituan shqiptarët, u fuqizuan edhe më shumë sepse nuk do të diskriminohen nga institucionet e shtetit. Intonimi i himnit maqedonas në shkollat shqiptare do të krijonte pakënaqësi te nxënësit shqiptarë që të dëgjojnë himn ku nuk janë të përfaqësuar fare.

Si reaguan partitë politike për shfuqizimin e këtij ligji?

Pas parashtrimit te amandamenteve nga ana e koalicionit VLEN, qeveria e tërhoqi ligjin për arsim të mesëm.

“U dëshmua edhe njëherë se faktori kyç që është garantuese e interesave shqiptare është vetëm VLEN. Ne vepruam ashtu si na ka hije. Pa zë dhe pa zhurmë. Në lexim të parë dhamë porosinë duke mos e votuar aspak, ndërsa kur duhej parashtruam amandamente. Si rezultat kemi tërheqjen e ligjit nga ana e qeverisë. Intonimi shtetëror nuk do të bëhet në shkollat e vendit, por në Veles po, sepse BDI ka votuar pro intonimit të himnit maqedonas në atë komunë. VLEN është garanca se nuk do të kalojnë ligje të njëanshme sikur që ka ndodhur me BDI-në në të kaluarën”, thuhet ne reagimin e koalicionit VLEN.

Deputeti i Frontit Evropian, Blerim Bexheti, ka deklaruar se propozim ligji për shkollim të mesëm është tërhequr falë reagimit të popullit dhe jo nga dëshira e qeveritarëve.

“Propozimi për ligjin për shkollim të mesëm nuk u tërhoq nga dëshira e qeveritarëve pa legjitimitet etnik por u tërhoq falë reagimit të fuqishëm të popullit! Ky është një shembull i qartë i asaj se çfarë mund të arrihet kur zëri i qytetarëve dëgjohet në Kuvend dhe kur ne qëndrojmë të bashkuar për të mbrojtur të drejtat dhe interesat tona. Maqedonia e Veriut është shtet multietnik, respekti i ndërsjellë dhe barazia midis shqiptarëve dhe maqedonasve janë gurëthemeli për stabilitet, siguri dhe një të ardhme të qëndrueshme. Cënimi i Marrëveshjes së Ohrit nga Qeveria është i papranueshëm!”, ka shkruar Bexheti si përfaqësues i Frontit Evropian.

Përderisa zhvillohet beteja se kush ndikoi që ky ligj mos të kalojë shqiptarët janë fitues që nuk u lanë në duar të fatit e të diskriminohen hapur e ligjërisht. Pra, që nga fëmijëria t’i mbjellët në palcë një himn që nuk është gjithëpërfshirës.

Kujtojmë që, himni është këngë solemne që i kushtohet atdheut dhe mbahet si simbol i njësisë së kombit e të shtetit. Prandaj, secili qytetarë e ndjen atë himn teksti i të cilit përshkruan lidhshmërinë me të kaluarën, ngjallë ndjenjën e guximit dhe të krenarisë. Sëfundmi është rikthyer kjo temë pasi partia në pushtet VMRO-DPMNE ka sjellë vendim të intonohet himni maqedonas. Edhe përkundër kësaj, himni maqedonas mund të intonohet nuk i pengon askujt për asgjë, por paralelisht me atë duhet gjithsesi të intonohet edhe himni shqiptarë në shkollat shqipe

Megjithatë, një gjë duhet të sqarohet se nëse çështja e himnit bëhet zyrtare në të gjithë shtetin, himni shqiptarë duhet të intonohet në secilën shkollë shqipe, dhe jo vetëm në komunat me shumicë shqiptare. Pasi ka komuna të shumta në të cilat shqiptarët nuk janë shumicë por që ka numër të madh të shkollave shqipe për të plotësuar nevojat e shqiptarëve dhe në këtë kontekst gjithkund ku mësohet shqip duhet të intonohet himni shqiptarë. /Zhurnal.mk

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Himni”, Ministrja Janevska e pranon, BDI-ja arsyeja pse e tërhoqëm ligjin!

Të fundit nga

Si po lëkundet rendi liberal kudo në Perëndim

Në mbarë botën perëndimore, rendi liberal po humb terren, ndërsa partitë e qendrës së majtë përballen me sfida të mëdha nga elektorati, rivalët politikë dhe ndryshimet sistemike. Idealet dikur dominuese, si globalizimi,
ShkoLartë