Deri të mërkurën moti në disa qytete të Maqedonisë do të jetë i paqëndrueshëm, me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, ndërsa të enjten dhe të premten do të ketë paraqitje të izoluar të paqëndrueshmërisë.
Siç kumtoi DPHM-ja, në nivel lokal proceset do të jenë më intensive në formë të motit të lig me shi më të rrëmbyeshëm, erë të fortë, shkarkime elektrike dhe breshër.
Temperatura maksimale ditore do të lëvizë nga 26 deri në 34 gradë.
Edhe në luginën e Shkupit moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, ndërsa në disa pjesë do të ketë kushte për procese më intensive në formë të motit të lig.