Deri nesër do të dërgohet pjesa e parë e ndihmave për popullin turk të goditur nga tërmeti

8 shkurt – Një grup vullnetarësh deri më tani kanë grumbulluar më shumë se dy kamion me rimorkio. Gjatë ditës presin më shumë donacione që sonte ose më së voni nesër të shkojë pjesa e parë e ndihmës humanitare për Turqinë. Pjesa më e madhe e vullnetarëve janë studentë nga Turqia që studiojnë në vend, ndërsa disa prej tyre kanë humbur familjet ose nuk kanë marrë asnjë lajm për ta.

“Këtë e bëjmë plotësisht vullnetarisht, e gjithë ndihma e mbledhur do të dërgohet në Turqi me ndihmën e organizatave joqeveritare që janë të lidhura me institucionet dhe organizatat e tjera nga Turqia. Për momentin kemi mbushur dy rimorkiatorë, sot do të mbërrijnë donacionet nga Ohri dhe qytetet tjera, ndërsa gjatë ditës pritet të mblidhen edhe më shumë donacione. Presim që pjesa e parë e ndihmës të niset sonte ose më së voni nesër, tha në deklaratë për MIA-n, Bilall Xhandemir, njëri nga vullnetarët në pikën e hapur në sheshin në Shkup.

Dhurohen batanije, pelena, xhaketa, çizme dhe gjëra të tjera. Tregohet kujdes që të merret sa më pak ushqim. Donacionet në mjete financiare nuk pranohen. Për donacione të tilla qytetarët drejtohen që ta bëjnë këtë përmes institucioneve zyrtare.

Nga ata që punojnë si vullnetarë, 95 për qind janë studentë nga Turqia që studiojnë këtu, por ka vullnetarë maqedonas, shqiptarë, boshnjakë. Një numër i madh i studentëve që na ndihmojnë kanë humbur familje, të afërm nga tërmeti ose nuk marrin dot asnjë lajm për ta. Ata po mundohen me të gjitha mundësitë që të ndihmojnë”, theksoi Xhandemir.

Ai gjithashtu informoi se janë hapur pika në disa lokacione në Shkup si Çarshia e Vjetër, Gazi Baba, Ramstor dhe vende të tjera.

Burimi: zhurnal.mk

Story i mëparshëm

Dy klubet angleze pas Williams

Story i radhës

Mbi 11 mijë e 200 të vdekur nga tërmetet në Turqi dhe Siri

Të fundit nga